04:19 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Miratohen kreditë e buta, Veliaj: U shkon 999 çifteve të reja të këtij qyteti

21:57 | 26/07/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Miratohen kreditë e buta, Veliaj: U shkon 999 çifteve të reja të këtij qyteti

Përveç rritjes së çmimit të ujit, Këshilli bashkiak  miratojë gjatë mbledhjes së sotme edhe listën e atyre personave që do të përfitojnë nga  zbatimi i programit social të strehimit për kreditë e buta për blerjen e një shtëpie, duke marrë përsipër të subvencionojë interesat e tregut bankar.

Në fjalën para anëtarëve të Këshillit Bashkiak, Veliaj tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur dhe që i vjen në ndihmë shumë familjeve që e kanë të pamundur të përballojnë interesat e tregut që kanë bankat.

“Sa herë celebroj një çift një nga gjërat që më mundon është pyetja: A kemi mundësi që këtyre çifteve të reja t’u japim edhe një ndihmë shtesë përveç fotos së celebrimit, për të nisur jetën në Tiranë? Ndaj, më vjen mirë që më në fund një ëndërr që e kemi pasur bashkë para dy vitesh, kur financat i gjetëm të rrënuara, Bashkinë të falimentuar, kur thamë që në momentin  parë që do shëndoshim financat, do hapim procesin e kredive të buta për të kaluar nga një situatë ku kreditë e buta u shkonin zëvendës-ministrave të këtyre që sot bëjnë sikur u hapet barku për miletin, drejtorëve të tyre, shefave, deputetëve të tyre, që hiqeshin sikur ishin me ndihmë ekonomike, kurse sot u shkon 999 çifteve të reja të këtij qyteti, si një mënyrë se si ky qytet u thotë, të trashëgoheni e jetë të lumtur në Tiranë”, u shpreh Veliaj.

Po ashtu kryebashkiaku shtoi se projekti për kreditë e buta është padyshim një nga nismat me impakt më të madh për Tiranën, jo vetëm sa i përket strehimit të familjeve të reja dhe në nevojë, por edhe në aspektin e tregut të ndërtimit dhe atij monetar.

“Më vjen mirë që i kemi lënë komisionit të shohë edhe dosjet e tjera për të pasur edhe një propozim me 500 shtesë deri në shtator”, tha ai. (S.SH/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: kredit e butaVeliaj
Pas

Florjan Binajt iu rrit vajza, aktori zbulon episodin nga pushimet: Babi e di vetë unë (FOTO)

Para

Reagon PDK ndaj Vetëvendosjes: Jepni llogari qytetarëve për punësimin e kundërligjshëm të 486 njerëzve

Para
Reagon PDK ndaj Vetëvendosjes: Jepni llogari qytetarëve për punësimin e kundërligjshëm të 486 njerëzve

Reagon PDK ndaj Vetëvendosjes: Jepni llogari qytetarëve për punësimin e kundërligjshëm të 486 njerëzve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.