09:52 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Miratohet akti normativ për kthimin e këstit të tatimfitimit për profesionistët e lirë

12:51 | 27/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pensionet, Malaj: Brenda tetorit propozojmë skemën, po e punojmë me BB

Këshilli i Ministrave miratoi sot aktin normativ për kthimin e këstit të tatimfitimit të paguar nga profesionistët e lirë. Në fjalën e tij pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi se fondi i vënë në dispozicion për kthimin e këstit të tatimfitimit nga profesionistët e lirë është 501 milionë lekë.

Malaj bëri të ditur se nga ky akt normativ përfitojnë 6 450 tatimpagues. Njëkohësisht ai vuri në dukje se janë shuar dhe detyrimet e vendosura gjatë kohës që ligji ishte në fuqi. Procesi i rimbursimit të fondeve, tha ai, do të përfundojë brenda 31 dhjetorit të këtij viti.

“Ndoqëm rrugën ligjore duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar dhe për të na udhëzuar se çfarë duhet të bënim me efektet që prodhoi ky ligj nga momenti kur hyri në fuqi, deri në momentin që u shfuqizua. Gjykata Kushtetuese nuk u shpreh për këtë, duke na lënë të nënkuptohej që efektet e prodhuara nga ky ligj ishin legjitime”, deklaroi ministri.

Malaj tha se qeveria pati vullnetin për kthimin e këtij tatimi te tatimpaguesit e profesioneve të lira.

I pyetur nëse qeveria do të hartojë një skemë të re për tatimin e profesionistëve të lirë, ministri Malaj bëri të ditur se qeveria shqiptare do të bëjë një vlerësim të të gjithë përjashtimeve apo normave të reduktuara tatimore në fuqi, për të vendosur nëse do të rishikohen ato apo do të mbeten në të njëjtin nivel.

Ky vlerësim, theksoi Malaj, do të kryhet edhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Ligji për përfshirjen e profesioneve të lira në skemën e tatimfitimit në nivelin 15% hyri në fuqi më 1 janar 2024.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi më 27 shkurt një padi në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkoi shfuqizimin e dy neneve që lidhen me taksimin progresiv të profesioneve të lira, parashikuar në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Sipas deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila depozitoi padinë në Gjykatën Kushtetuese, tatimi mbi profesionet e lira ishte i padrejtë dhe se prekte shtresën e mesme të popullsisë.

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi më 27 qershor pjesërisht disa nene të ligjit për profesionet e lira, ndër të cilët taksimi me 15%.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, kjo ishte një masë joproporcionale dhe këto kategori do të duhet të taksohen në 2029-ën si të gjitha bizneset e tjera të vogla.

“Tatimi 15% ndaj kësaj kategorie filloi të zbatohej menjëherë pa u dhënë kohë të përshtateshin. Norma 15% nuk e kalon testin e proporcionalitetit, pasi vetë ligjvënësi e ka përjashtuar për kategoritë e tjera”, u shpreh kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj pas shfuqizimit të neneve të ligjit.

 

 

Pas

Në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe për prodhim e shitje narkotikësh, kapet 41-vjeçari në Durrës

Para

Qeveria miraton bonusin e fundvitit, Gonxhja: Më i madhi ndonjëherë për mbi 700 mijë pensionistë

Para
Ministri i Blendi Gonxhja: Çon direkt në rritjen e kontributeve! Do ishte përpjekja jonë më e suksesshme në raport me skemën e pensioneve

Qeveria miraton bonusin e fundvitit, Gonxhja: Më i madhi ndonjëherë për mbi 700 mijë pensionistë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në Shqipëri,18 vatra në 24 orët e fundit, 3 ende aktive

Aksident në autostradën Tiranë–Durrës, u përplas nga një automjet, ndërron jetë 66-vjeçari

Anija e fundosur nga Houthit në Detin e Kuq, vijon kërkimi për persona të mbijetuar

Aksident në aksin ‘Sarandë-Delvinë’, përmbyset automjeti, plagoset drejtuesi 22-vjeçar

Moska akuzon kancelarin Merz se dëshiron të marrë pjesë në luftë

Dy persona të vdekur nga sulmet vdekjeprurëse ruse në Kiev

Shpëtoi dy turistë por u mbyt vetë, gjendet pas 48 orësh kërkime trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali në liqenin e Shkodrës

Trafikonin drogë nga Ekuadori dhe Kolumbia, shkatërrohet rrjeti në Itali

Raketat bien mbi Kiev, dy persona humbin jetën dhe 13 të tjerë të plagosur nga sulmet ruse

Ish-presidenti i Koresë së Jugut arrestohet për herë të dytë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.