Pas miratimit të buxhetit për bashkinë e Durrësit, deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka reaguar përmes një statusi në Facebook, ku e cilëson atë si buxhetin e pazareve.
“Dako dhe LSI miratuan sot buxhetin e pazareve. Keshilltaret e PD kerkuan buxhetin e qytetareve.
Jo buxhet per beton e fasada, per tendera korruptiv per te financuar klientet dhe partneret ne krim. Buxhet per te pastrehet qe te mos vdesin te ngrire ne rruge. Buxhet per kanalizime qe te mos permbyten qytetaret e tu shkaterrohen banesat dhe bizneset me vetem 30 minuta shi. Buxhet per te zgjidhur problemin e plehrave qe digjen dhe helmojne ajrin e Durresit. Buxhet qe ve ne pah arkeologjine dhe jo qe e varros nen beton si muri antik tek Vela apo Sfinksi.”, shkruan Bylykbashi.
Sipas deputetit, ky është një turp për anëtarët e këshillit bashkiak, të cilët i quan pazarxhinj.
“Turp per pazarxhinjte! Pazar per pazar, ta kishin mbyllur ne dhjetor kur bene sikur votuan kunder.”,shton Bylykbashi, duke iu referuar fatit se LSI votoi kundër buxhetit në dhjetorin e 2016-ës.
Bylykbashi u bën thirrje durrsakëve, të kuptojnë se ky buxhet nuk i shërben aspak atyre, por është vetëm në të mirë të “arrogantëve” të cilët qeverisin qytetin. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post