12:39 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Miratohet dëmshpërblimi për ish të dënuarit politik, ja kategoritë që përfitojnë

18:11 | 09/05/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Miratohet dëmshpërblimi për ish të dënuarit politik, ja kategoritë që përfitojnë

Qeveria ka miratuar dëmshpërblimin financiar për ish-të dënuarit politikë. Sipas vendimit do të miratohet dëmshpërblimi për, kategoria parësore, sipas listës “Aneksi A – Dënim me burg, izolim në hetuesi, izolim në institucion mjekësor”, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Në vendimin e kryeministrisë thuhet se masa e dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë të bëhet me këste dhe shuma e llogaritur do të transferohet në një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë.

Njoftimi

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 9 e 10, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Miratimin e dëmshpërblimit financiar për ish-të dënuarit politikë, kategoria parësore, sipas listës “Aneksi A – Dënim me burg, izolim në hetuesi, izolim në institucion mjekësor”, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
  2. Masa e dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë të bëhet me këste, sipas kritereve dhe kufijve të përcaktuar në nenin 12, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar.
  3. Shuma e llogaritur të transferohet në një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë. Pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues të bëhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në llogaritë personale të tyre, të hapura në bankat e nivelit të dytë, sipas përcaktimeve të ligjit nr.9831, datë 12.11.2017, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar.
  4. Ngarkohen ministri i Drejtësisë dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: te denuarit politikevendimi
Pas

Tepelenë/ Arrestohet 34 vjeçari, ju gjet një çantë me 2.6 kilogramë kanabis (EMRI)

Para

Shkarkimi i Hajdarmatajt, vjen reagimi: I jashtligjshëm! E kryen vetëm KLP. Tahiri është ende me imunitet sepse…

Para
Shkarkimi i Hajdarmatajt, vjen reagimi: I jashtligjshëm! E kryen vetëm KLP. Tahiri është ende me imunitet sepse…

Shkarkimi i Hajdarmatajt, vjen reagimi: I jashtligjshëm! E kryen vetëm KLP. Tahiri është ende me imunitet sepse…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Operacioni ‘Ura’/ Mara jep detaje: Qendra ishte në Puglia, Belgjikë, Gjermani, Hollandë dhe Amerikën e Jugut! U sekuestruan 3 restorante dhe një televizion në Vlorë

‘Ndoqëm paratë përtej kufirit’, prokurori italian: Bashkëpunimi me SPAK i suksesshëm, nuk patëm rrjedhje informacioni

Para të gatshme 1 mln euro, transferta në Amerikën Latine e policë të përfshirë”, detaje nga operacioni i madh antidrogë

“Bashkëpunim perfekt”/ Kryeprokurori i Barit për operacionin antidrogë: Mafia shqiptare forcë e madhe. Kam besim tek SPAK, do ta luftojë krimin

SPAK operacion në Berat me kërkesë të autoriteteve belge! Kontrolle në 4 ambiente, sekuestrohen dokumente false! Një 33-vjeçar në pranga

Shiste doza kokaine, në qytetin e Mamurrasit dhe në zonat përreth, arrestohet 57-vjeçarja

Sulm me thikë në Holandë! Disa të plagosur, përfshirë një oficer policie

City tërhiqet nga gara për Wirtz, sulmuesi gjerman pranë Bayern Munich

Humbja e thellë, PD ankohet përmes kompanisë së lobimit në SHBA: Hetim ndërkombëtar për zgjedhjet dhe qeveri teknike

Natë e dhunshme në Spanjë, huliganët e Tottenham dhe Man. United përleshen në prag të finales së Europa League

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.