Ditën e sotme është miratuar draft-opinioni përfundimrtar, në përgjigje të kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar për Shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta me argumentin se ka shkelur Kushtetutën me dekretin e anulimit të zgjedhjeve të 30 Qershorit.
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ndodhet në Itali dhe ka marrë pjesë në punimet e Komisionit të Venecias, nga ku ka deklaruar se draft-raporti është i plotë dhe dhe profesional.
“Draft-opinioni është i plotë dhe analiza është shumë profesionale. Kam disa propozime për amendimin e raportit. Presidenti i Republikës nuk ka bërë asnjë përpjekje për dialog mes partive. Shkeli të drejtën themelore të drejtën për t’u zgjedhur”, ka thënë Balla