18:33 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Miratohet Fondi i Kompensimit 2018, për dëmet nga aksidentet 1.8 miliardë lekë

08:37 | 10/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Miratohet Fondi i Kompensimit 2018, për dëmet nga aksidentet 1.8 miliardë lekë

Dëmet nga aksidentet nga makinat e pasiguruara apo të paidentifikuara, kërkojnë vit pas viti miratimin e një fondi kompensimi. Për këtë vit AMF ka miratuar që ky fond të jetë 1.8 miliardë lekë ku 1.25 miliardë do të shkojë për ngjarjet nga 2001 deri në 2013 ndërsa 418 milionë lekë për ngjarjet nga 2014 deri në fund të vitit të kaluar.

Vendimi Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare e mori në mbledhjen e datës 28 dhjetor 2017 dhe vjen në funksion të mbrojtjes së interesave të konsumatorëve duke tentuar t’i japë zgjidhje problematikës së mbartur nga viti 2001 me pagesat e prapambetura me Fondin e Kompensimit.

“Sipas vlerësimeve masa e Fondit të Kompensimit për detyrimet e mbartura dhe që do të lindin për vitin 2018 vlerësohet rreth 1.8 miliardë lekë, e ndarë:

1.25 miliardë lekë për ngjarjet nga viti 2001 deri 31.12.2013 ku përfshihen detyrime të papaguara, që janë në proces trajtimi apo proces gjyqësor pa vendim të formës së prerë;

418 milion lekë për ngjarjet nga viti 2014 deri në 31.12.2017 ku përfshihen detyrime të papaguara, që janë në proces trajtimi apo proces gjyqësor pa vendim të formës së prerë, dhe jo më pak se 150 milionë lekë për ngjarjet që mund të ndodhin gjatë vitit 2018” thuhet në një njoftim të fundit të AMF.

Nga ana tjetër Bordi i AMF-së ka urdhëruar Byronë Shqiptare të Sigurimit që të ndjekë procedurën e shlyerjes së menjëhershme të detyrimeve të papaguara të praktikave të dëmeve objekt i Fondit të Kompensimit, për të cilat ka përfunduar procesi i trajtimit (përmbarimore, me vendim gjykate të formës së prerë dhe të miratuara, por të papaguara) në vlerën totale  923 354 758 lekë për ngjarjet e sigurimit nga data 01.01.2001 deri në 31.12.2017.

Për të mos krijuar borxh të ri, u vendos që të krijohet Fondi Kompensimi për vitin 2018, minimalisht në masën 895 203 094 lekë, i ndarë:

745 203 094 lekë për shlyerjen e detyrimeve për ngjarjet nga 1 janar 2001 deri në 31 dhjetor 2017 (që janë në proces trajtimi apo procese gjyqësore, pa vendim të formës së prerë) dhe jo më pak se 150 milion lekë për ngjarjet që mund të ndodhin gjatë vitit 2018.

“Vendimi bën të mundur që çdo qytetar që gjatë vitit 2018 fiton një vendim të formës së prerë nga gjykatat ose i miratohet nga shoqëritë e sigurimit, do të paguhet brenda vitit 2018.

Autoriteti, ashtu si në shumë vendime të marra gjatë vitit 2017, do të vazhdojë të fokusohet tek mbrojtja e interesave të konsumatorëve dhe e konsideron shlyerjen e detyrimeve të Fondit të Kompensimit si një ndër prioritetet kryesore të veprimtarisë së tij gjatë vitit 2018, edhe pse këto detyrime kanë filluar të mbarten prej vitit 2001” thuhet në njoftim./monitor

Etiketa: aksidentetFondi i Kompensimit 2018Miratohet
Pas

Endri Fuga mban sekret ngjarjen e rëndësishme në familje

Para

Mijëra euro rryshfet biznesmenit, arrestohen dy tatimorët

Para
Mijëra euro rryshfet biznesmenit, arrestohen dy tatimorët

Mijëra euro rryshfet biznesmenit, arrestohen dy tatimorët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Franca “e zemëruar” kritikon marrëveshjen tregtare SHBA-BE: Ky është dorëzim

Shembje e frikshme shkëmbinjsh në një plazh të Anglisë, pushuesit i shpëtojnë për pak tragjedisë

Kryeministri francez: Marrëveshja tregtare SHBA-BE, një ditë e errët për Evropën

Sërish zjarr në fshatin Dukat i Ri, flakët e favorizuara nga era u afrohen banesave, shërbimet zjarrfikëse në terren

Dosja ‘Revanshi’/ GJKKO çon në gjyq Shullazin, Astrit Avdylin dhe 12 të tjerë

Trump mohon përfshirjen në dosjen Epstein, presidenti: Nëse do ekzistonte diçka inkriminuese, do e kishin publikuar kur kandidova

Netanyahu reagon pas akuzave të ndërkombëtarëve: Nuk ka uri në Gaza, Hamasi vjedh ndihmat dhe na akuzon ne

Trump për pengjet në Gaza: Nëse nuk ka armëpushim, kemi disa alternativa…

103 vite marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri, Ambasada amerikane në Tiranë: Krenarë për partneritetin tonë

U zhduk pasi hyri në det për t’u larë, gjendet i pajetë trupi i 57-vjeçarit portugez në Sarandë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.