13:54 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Miratohet granti shtesë për hekurudhën Tiranë-Durrës, zbardhen detajet

14:35 | 23/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Miratohet granti shtesë për hekurudhën Tiranë-Durrës, zbardhen detajet

KONICA MINOLTA DIGITAL CAMERA

Është miratuar granti shtesë prej 112 000 eurosh për linjën hekurudhore Durrës-Tiranë. ‘’Fax news” zbardh përmbajtjen e tij.

 Komisioni i çështjeve ligjore, Adminisatës publike dhe të drejtave të njeriut, ka miratuar një ditë më parë, projektligjin “Për ratifikimin e ndryshimit të marrëveshjes së grantit, ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së shqipërisë, të përfaqësuar nga ministria e financave, dhe bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim, si administrator i fondeve grant, të siguruara nga qeveri të ndryshme nën fondin e përbashkët evropian të ballkanit perëndimor, për projektin e detajuar të linjës hekurudhore durrës – tiranë dhe vlerësimin financiar /ekonomik të të gjithë rrjetit hekurudhor në shqipëri, të ratifikuar me ligjin nr.63/2015”.

Sipas relatorit të këtij projekt ligji, Jurgis Cyrbja, nëpërmjet ndryshimeve të bëra synohet ratifikimi i ndryshimit të marrëveshjes së grantit, të lidhur ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si administrator i fondeve grant, të siguruara nga qeveri të ndryshme nën Fondin e Përbashkët Evropian të Ballkanit Perëndimor, për financimin e projektit të detajuar të linjës hekurudhore Durrës-Tiranë dhe vlerësimin financiar/ekonomik të të gjithë rrjetit hekurudhor në Shqipëri, marrëveshje e cila është ratifikuar me ligjin nr.63/2015.

“Me anë të marrëveshjes së grantit, të lidhur më 13 mars 2015, është akorduar granti në vlerën prej 1 103 000 eurosh për financimin e projektit të detajuar të linjës hekurudhore Durrës – Tiranë, “Terminali i transportit publik (PTT), lidhjes së re hekurudhore me Aeroportin e Rinasit (TIA)” si dhe vlerësimi ekonomiko-financiar i të gjithë rrjetit hekurudhor shqiptar.

Ndryshimi i marrëveshjes së grantit i propozuar për ratifikim ka për qëllim financimin e projektit konceptual për rehabilitimin e linjës hekurudhore në seksionin “Terminali i transportit publik Tiranë (PTT) deri te stacioni i trenit Tiranë”.

Rehabilitimi i këtij seksioni është menduar të realizohet si shtesë e projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës – Tiranë (PTT) dhe ndërtimin e lidhjes së re hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”, thuhet ndër të tjera në përmbajtjen e këtij projekt ligji, relatuar dje në komision nga Cyrbja.

Ky rehabilitim dhe ndërtimi i linjës së re hekurudhore me Rinasin synon modernizimin e saj nëpërmjet përmirësimit të karakteristikave të linjës hekurudhore në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe sigurisë së transportit hekurudhor të mallrave e të udhëtarëve ndërmjet Tiranës, Durrësit dhe aeroportit të Rinasit.

Sipas marrëveshjes së grantit, të ratifikuar me ligjin nr. 63/2015 shuma disponibël për kryerjen e shërbimeve të konsulencës ishte deri në vlerën 1 103 000.00 euro, që është dhe vlera me të cilën u lidh kontrata përkatëse.

Meqenëse vlera fillestare e grantit të akorduar nga ishte 1 215 000.00 euro, granti shtesë prej 112 000 eurosh që do të akordohet nga BERZH-i, do të mund të përdoret për financimin e projektit konceptual për seksionin hekurudhor “Terminali i transportit publik Tiranë (PTT) – stacioni i trenit Tiranë”.

Projekti është pjesë e parashikimeve buxhetore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, konkretisht në programin “Transporti hekurudhor” për parashikimin e vlerës së TVSH-së, 22 400.00 euro, me kontribut buxhetor.

Etiketa: Tirane-Durrestreni
Pas

Manjati Murdoch: Facebook të na paguajë për lajmet tona, Mark të tregojë se mbështet gazetarinë

Para

Flet Armina: Ja kur do të bëj fëmijë

Para
“Zemra ime është e thyer” Armina Mevlani fjalë prekëse për 39 vjeçarin që humbi jetën në Himarë

Flet Armina: Ja kur do të bëj fëmijë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përndoqi një 29-vjeçare, procedohet 42-vjeçari në Korçë

Avancojnë negociatat Rusi-Ukrainë, Moska konfirmon takimin e dytë: Do t’u dorëzojmë një memorandum

Ushtria Amerikane organizon paradën madhështore, përkon me ditëlindjen e Trump

“Jemi të përgatitur!” Merz merr në dorë fatin ushtarak të Europës

Përplasi të miturën dhe u largua nga vendngjarja, shpallet në kërkim 27-vjeçarja në Vlorë

Vijon trendi pozitiv i turizmit/ Në prill erdhën 819 mijë të huaj, në rritje me 3,2 %, krahasuar me vjet

Vota e diasporës! KQZ jep detaje: 339.893 persona krijuan profil në PER, votues nga 85 shtete të botës

Rusia u ofron të burgosurve ukrainas të ndërrojnë anë e të pushtojnë Evropën bashkë

Greqia sërish mes flakëve, dhjetra zjarrfikës dhe helikopterë në terren në Markopoulo

Pas më shumë se dy muajsh bllokadë nga Izraeli, OKB rifillon shpërndarjen e ndihmave në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.