Është mbyllur sërish në kohë rekord seanca plenare në Kuvend. Ditën e sotme në rendin e ditës kaluan me shumicën socialiste dy projekt-ligje mjaft të rëndësishme.
E para u miratua me shumicë prej 77 votash marrëveshje për ardhjen e refugjatëve e nënshkruar nga kryeminstrat Rama-Meloni pak muaj më parë në Romë. Në Gjadër pritet të vijnë rreth 36 mijë afrikanë që duan të shkojnë në Itali.
Ndërsa projekt-ligji tjetër kishte të bënte me zonat e mbrojtura për të cilën shoqëria civile po proteston jashtë parlamentit. Seanca zgjati 8 minuta, teksa deputetët e PD-së së Lulzim Bashës munguan në seancë.