18:20 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Miratohet marrëveshja për sigurimet shoqërore me Poloninë

09:55 | 08/05/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Miratohet marrëveshja për sigurimet shoqërore me Poloninë

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e djeshme marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Polonisë, për sigurimet shoqërore.

Marrëveshja u miratua në parim dhe vendimi hyn në fuqi menjëherë.

Së fundmi, u miratua dhe pritet të hyjë në fuqi marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kontributeve për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë dhe nis nga zbatimi në muajin qershor. Nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe një numër i lartë shtetasish italianë.

Që prej vitit 2005 e deri më sot Shqipëria ka nënshkruar një sërë marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore, ndër të cilat me Turqinë, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Austrinë, Bullgarinë, Kanadanë, Rumaninë, Kosovën, me Konfederatën e Zvicrës dhe me Kroacinë.

Pritet të hyjnë në fuqi edhe marrëveshjet me Malin e Zi e Bullgarinë.

Ndërsa janë në proces marrëveshjet me Poloninë e Serbinë dhe kanë shprehur dakordësi për fillimin e negociatave vende si Sllovenia, Spanja, Danimarka, Moldavia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Qeveria është në proces të përparuar për marrje dakordësie për fillimin e negociatave me Francën.

Me Greqinë vijon debati teknik, pasi është një proces i gjatë, edhe i vështirë. Me Letoninë negociatat nisin në prill. Në proces janë negociatat edhe me Slloveninë e Moldavinë.

Me Izraelin është rënë dakord, po rakordohen agjendat që e çon numrin në rreth 27-28 marrëveshje.

Etiketa: poloni
Pas

BKH dhe Policia kontrolle në disa zona të Shkodrës për krimet zgjedhore

Para

EMRAT/ Trafikonin lëndë narkotike nga SHBA në Shqipëri nëpërmjet postës! Arrestohen dy të rinj

Para
EMRAT/ Trafikonin lëndë narkotike nga SHBA në Shqipëri nëpërmjet postës! Arrestohen dy të rinj

EMRAT/ Trafikonin lëndë narkotike nga SHBA në Shqipëri nëpërmjet postës! Arrestohen dy të rinj

 



Të Fundit

Nis rikonstruksioni i spitalit të Traumës: Investim 2.3 miliardë lekë për modernizimin e shërbimit

Administrata Trump Sanksionon mbi 30 subjekte dhe individë të lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit

Tërmet 4.5 Rihter pranë Kretë”

Spiropali takime intensive në Bruksel: me Kryetarin e Senatit belg Blondel, Kryeparlamentarin ukrainas Stefanchuk

Aktivistë pro-palestinez sulmojnë avionët ushtarakë në bazën ajrore britanike

“Vullkani Kilauea në Hawaii shpërthen sërish, lava arrin 300 metra lartësi”

Nis programi ‘Punësimi i të Rinjve 2024–2027’: 63.5 milionë euro për mbështetjen e të rinjve shqiptarë

“Britani/ Arrestohet Lorenc Lala, i kërkuar për vrasje me gjakmarrje në Shqipëri”

Shembet gabina elektrike në fshatin Kukur, qindra familje pa energji

Evakuime masive nga Izraeli dhe Irani: qytetarë nga dhjetëra shtete largohen nga rajoni

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.