Në Maqedoni është miratuar ligji për gjuhën shqipe me 69 vota pro dhe asnjë kundër. Ligji u miratua nga partitë politike shqiptare në Maqedoni dhe nga LSDM-ja.
Në sallë munguan deputetët e VMRO-DPMNE-së. Kujtojmë se ky ligj ka qenë fokus i debateve kohët e fundit në vendin fqinjë. Tashmë shqipja është gjuhë zyrtare në të gjithë territorin e Maqedonisë, një arrtije e madhe e politikës shqiptare atje. vijon (J.V/Faxweb)