Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme në parim vendimin për pasjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Bëhet me dije se është ndjekur e njëjta procedurë e bërë dhe me Kosovën dhe vendimi është marrë me qëllim lehtësimin e lëvizjeve të qytetarëve gjatë sezonit të verës.
VENDIMI I PLOTË
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT, PËR NGRITJEN E PIKAVE TË PËRBASHKËTA TË KALIMIT KUFITAR NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave VENDOSI:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.