Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot, pas disa orë diskutimesh, planin e ri urbanistik të kryeqytetit.
Ky plan u cilësua si abuziv nga këshilltarët e djathtë për shkak të kalimit të tij pa dëgjesa publike, pa konsultim me qytetarët e Tiranës, në mungesë të plotë të transparencës dhe në kundërshtim me ligjin.
“Ju e shatë planin e mëparshëm që ishin ai që vinte rregull në këtë katrahurë që kishte trashëguar nga dinanstia Rama. Jeni të detyruar ta pohoni këtë sepse studiot e huaja nuk janë aq të politizuara paravësisht se janë klientë, kanë shkruar se plani i mëparshshëm ka pasur shumë element pozitivë të cilat duhen ndjekur. Problem është që pjesa kryesore e atij plani që garantonte këtë qytet nga intesiteti dhe densiteti i ndërtimeve sot sipas pohimeve tuaja e keni shkatërruar sepse po lejoni ndërtimet shumë katëshe në brendësi të unazës së vogël. Po më tej, çfarë nguti kishit të prisnit për të parë se sim und të trajtohej sheshi Skënderbej i cili jo vetëm që është i paligjshme por që do të krijojë edhe problem të mëdha nga zhvillimi i infrastrukturës, për qarkullimin por edhe plot 17 miliardë lekë të varrosura. Dhe pse?! Pse nuk pritet që të mbaronte ky plan?! Çfarë e nguste kryetarin e Bashkisë?! Në fakt ngutej shefi politik dhe drejtuesi real i Bashkisë së Tiranës Edi Rama i duheshin milionat për mafien e ndërtimit.
Pse në kërkojmë që ky plan të diskutohet më gjerë edhe me publikun?! Sepse duam të dimë se si do të shkojmë deri në Shengjergj, të dime se si do lëvizim në zona të tjera të Tiranës, por edhe shumë elementë të tjerë që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës. A do të ketë metro?! Po Tram?! Na del që sipas eskpertëve këtu do të jetë edhe trami që ju e shatë kaq shumë paraardhësin tuaj z Veliaj. Sot po shihni që po dilni tek ajo zgjidhje dhe pra do të thotë që ishte një plan vizionar si dhe që nuk lejoi ndërtimet e larta. Ne nuk kemi të drejtë të pyesim se si do të zhvillohet qyteti ynë?!
Në kërkojmë të dimë më shumë dhe po konstatojmë sa mundemi dhe këto janë fakte. Kullat rreth sheshit Skënderbej janë një fakt tashmë dhe e keni pohuar vetë. E pse duhet të paragjykoni opozitën që kërkon të zbatohet ligji?! Flasim për veting e shet ligjor por këtu nuk zbatohet ligji. Nuk mund të bëheni maliq sepse ndryshe bini bllof me ato që thoni. Ne do ta ndjekim nga afër çdo ndodh këtu për çdo lidhje nepotike. E thanë edhe kolegët, për çfarë ndodhi në Sharrë ku patëm një jetë të humbur. Çfarë mund të ndodhë nesër?! Si do të zhvillohet nesër ky qytet përsa i përket mbetjeve urbane?! Kjo nuk është baltë çfarë kërkon opozita port ë vërteta të hidhura që ju kërkoni ti fshihni nga opinion publik dhe ia hidhni fajin retorikës politike por faktet janë konkrete.
E rithem, nëse do të ishte kaq transparent pse sot duhet të jemi në këtë seancë maratonë dhe mos ta kishim kryer në kohën e duhur?! Sepse nuk ka transparencë dhe kjo është kaq e thjeshtë. Ka shkelje të ligjit të qeverisjes vendore. Këto ligje i keni bërë ju dhe prap ju po i shkelni. Por këtu keni filluar me parrulla rroftë plani, rroftë kryetari sa më vjen ndërmend ato thëniet e famshme pasi ra Senati në Romë; Ave Cezar dhe ne nuk ka na ngelet gjë tjetër të themi vec Ave Erjon”, tha ndër të tjera në fjalën e tij kreu i këshilltarëve demokratë Leonard Olli.
Plani urbanistik i Tiranës u miratua vetëm me votat e këshilltarëve të mazhorancës. (A.R/SHUPLAKA)