Dimri i egër në Mirditë u shoqërua me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e thella malore përgjatë këtyre ditëve, me mungesë të rezervave ushqimore dhe të tjera probleme për banorët e fshatrave në këtë zonë.
Në Mirditë temperaturat kanë vijuar nga -14 gradë Celsius deri në -22 gradë Celsius, ku për pasojë dështoi së fundmi edhe operacioni i ndërmarrë në fshatin Orosh.
Pavarësisht se prej dy ditësh në Mirditë nuk ka pasur reshje dëbore, raportohet se disa fshatra vijojnë të mbeten të bllokuara.
Mësohet se janë bllokuara rrugët për në fshatrat Reps, Gur, Spaç, Orosh, Neneshenjtë. Të bllokuara janë edhe Gjugj, Shengjin dhe Hebe. (XH.A/SHUPLAKA)