Një ngjarje tragjike është raportuar mëngjesin e sotëm në fshatin Gëziq, ku dyshohet se një 56-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëmbytur në rezervuarin e zonës.
Ngjarja është njoftuar në Sallën Operative rreth orës 05:55, ku sipas informacioneve paraprake, shtetasi N. N., 56 vjeç, banues në fshatin Gëziq, dyshohet se është vetëmbytur në ujërat e rezervuarit. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se 56-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Për gjetjen e trupit të viktimës janë nisur polumbarët e Forcave Speciale RENEA, të cilët po kryejnë kërkime në rezervuar.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.