04:57 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mirditë/ “E vrava me vetëdije të plotë”, vëllai i Eri Zefit ekzekutoi fqinjin 6 muaj më parë (Detajet)

17:27 | 02/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mirditë/ “E vrava me vetëdije të plotë”, vëllai i Eri Zefit ekzekutoi fqinjin 6 muaj më parë (Detajet)

Martin Ndreca

Faxweb.al ka mësuar detaje të reja nga vrasja e 34-vjeçarit Eri Zefi ditën e sotme në fshatin Zall Xhuxhë të Mirditës nga persona/person ende të paidentifikuar.

Viktima është me pashaportizim në Laç, me origjinë nga Kimza që e kap administrativisht Puka, por që ditën e sotme ishte nisur për një vizitë tek dajat e tij në Gjalëz të Fanit dhe mendohet se i është zënë pritë duke e vrarë dhe hedhur në një kanal.

Gjjithashtu burimet bëjnë me dije se 34-vjeçari është vëllai i Ndue Zefit, i cili në shkurt të këtij viti ka vrarë në Durrës fqinjin e tij, Martin Ndrecën pas një sherri për motive të dobëta.

Pas disa ditësh në arrati, Ndue Zefi u paraqit vetë në komisarit ndërsa Gjykata e Durrësit lë në burg 37-vjeçarin Ndue Zefi, i akuzuar për vrasjen e fqinjit të tij.

Ndue Zefi akuzohet për “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 79/1/dh dhe 278/1 i Kodit Penal.

Ngjarja për të cilën akuzohet Zegi ndodhi më 24 shkurt, në orët e para të mëngjesit ku pranë banesës së tij u gjet i bdekur Martina Ndreca (lexo këtu). Autor u identifikua Ndue Zefi cili u vetëdorëzua në policinë e Shkodrës pak ditë më pas ndërsa deklaroi se e kishte vrarë “për nder” Ndrecajn (lexo këtu).

Vrasja e 34-vjeçarit ditën e sotme në Mirditë, ka dyshime se mund të jetë bërë për motive gjakmarrjeje ndërsa pritet një pistë zyrtare nga ana e Policisë.

Ndue Zefi ka deklaruar përpara organit të akuzës rreth 6 muaj më parë se me viktimën Martin Ndrecën kishte njohje të vjetër sepse kanë jetuar në të njëjtin fshat për disa vite.

“Me Martinin kemi njohje të vjetër, sepse kemi jetuar në fshatin Adriatik për disa vite. E konsideroja njeri të besuar, por më preu në besë. Kisha dëgjuar llafe të ndryshme, që kanë të bëjnë me çështje nderi”.

Lidhur me arsyet dhe rrethanat që e shtynë të ndërmerrte një akt të tillë Zefi ka thënë:

“Atë ditë (ditën e ngjarjes) shkuam për t’i kërkuar llogari për veprimet e tij, nuk u morëm vesh si njerëz pasi u soll në mënyrë arrogante, duke mos më lënë asnjë zgjidhje tjetër. U përplasëm fillimisht në lokal, pastaj edhe në vendin ku ndodhi krimi. Qëllova në drejtim të tij disa herë me vetëdije të plotë, pasi e kishte hak plumbin. Pasi konstatova se kishte vdekur, u largova me shpejtësi nga vendi i ngjarjes”.

Ai ka deklaruar gjithashtu se tregon edhe se ku e hodhi armën pas vrasjes si dhe vendin ku ka qëndruar i fshehur për tre ditë me radhë.

“Pasi konstatova se kishte vdekur, u largova me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Pak metra larg vendit të krimit hodha armën, me të cilën kreva vrasjen dhe u largova në drejtim të Pukës, në vendlindjen time, për t’u fshehur”.

Zefi ka thënë ser vendosi të vetëdorëzohej në polici sepse donte të përballej me drejtësinë.

“Por vendosa të dorëzohem në Polici, sepse nuk kisha dëshirë të qëndroja i fshehur, por të përballem me drejtësinë”.

Kujtojmë se Zefi vrau fqinjin pas një debati banal në një lokal në zonën e Kënetës, vetëdorëzohet në polici Ndue Zefi 38 vjeç.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: eri zefiMartin NdrecaNdue ZefiVRASJA NE MIRDITE
Pas

Shpërthen vajza e Gramoz Ruçit kundër Veliajt: Të kam votuar, tani do të të mbaj erë

Para

Rrugorët në aksion për rripin e sigurisë tek fëmijët, procedohen 245 drejtues mjetesh

Para
Rrugorët në aksion për rripin e sigurisë tek fëmijët, procedohen 245 drejtues mjetesh

Rrugorët në aksion për rripin e sigurisë tek fëmijët, procedohen 245 drejtues mjetesh

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.