Infektimi i një familje në Mirditë me koronavirus bëri bujë nëpër media edhe për faktin se djali që ishte bërë shkas t’jua transmetonte prindërve u shigjetua nga kryeministri Edi Rama i cili u shpreh se mund të ndiqej penalisht.
Lidhur me këtë rast, ka reaguar edhe një i afërm i familjes, Gjon Caka i cili i është drejtuar kryeministrit duke thënë se djali kishte shkuar tek prindërit për të rregulluar çatinë e shtëpisë që pikonte, ndërkohë që rrëfen edhe vuajtjet e tij pasi është kthyer nga Mirdita dhe ka shfaqur simptoma të virusit.
Në bazë të shpjegimit që jep i afërmi i familjes nga fshati Velë në Mirditë, kuptohet se prindërit e punonjësit të burgut 313 në Tiranë nuk mund të jenë infektuar nga i biri.
Caka tregon edhe orvajtjen e djalit dhe të miqve për të kontaktuar shërbimin e Urgjencës Kombëtare, teksa tamponi i është marrë disa ditë me vonesë.
“Pas 3-4 diteve ka shkuar ambulanca dhe as testin nuk ja kane bere!!!!. Megjithese temperatura e tij ishte 39-40. Tensioni i gjakut 12/19, kolle dhe mezi merrte fryme. Kane telefonuar 127 perseri dhe asgje. Nje miku i tij eshte detyruar (te rrezikoje veten ) dhe me makine ta dergoje te urgjenca e lagjes por ajo ishte e mbyllur. Atehere kane shkuar te urgjenca e spitalit. Dhe ata nuk kane bere asgje. Keshtu qe i semure eshte kthyer ne shtepi duke ju dorezuar semundjes i vetem ne shtepi”, shkruan i afërmi.
Caka tregon edhe shqetësimin e drejtë dhe alarmant për pleqtë që janë vetëizoluar në shtëpi ndërsa askush nuk iu ndodhet pranëpër t’ju shërbyer, për të cilët thotë se, nuk janë në gjendje të ushqehen dot vetë.
“Ata dhe po te ishin pa ate semundje nuk jane ne gjendje te hane as pine vete. Ne i kemi humbur dhe lidhjet telefonoje me ata. Pasi as telefonin nuk mund ta karikojne dhe as nuk mund flasin dot. Keshtu qe ata jane lene ne meshire te fatit !!! A e imagjinoni si mund te luftohet kjo semundje nga dy pleq ne vetmi?!”, shkruan i afërmi ndërsa I lutet kryeministrit të bëjë diçka për ta.
Reagimi i plotë:
Po Zoti k/minister,
Ai djali nuk e dinte se ishte i semure. Ai shkoi se prinderit e tij 83 vjecare ishin te vetem. A kujton se shkon kush to ndihmoje ata ne kete karantine?! Ata njoftuan djalin se catia e shtepise se tyre ishte prishur dhe shiu po ju pikonte mbi koke!!!
E megjithate te shohim kronologjine e ngjarjes. Ai djali eshte kthyer ne Tr te henen pas pashkeve katolike ( 13 prill) dhe pas dy ditesh i kane filluar simptomat e semundjes. Ka marre 127 dhe ata nuk kane shkuar. Telefonatat tek 127 nuk kane ndaluar nga ai djali dhe miqte e tij pasi gjendja e tij perkeqesohej. Pas 3-4 diteve ka shkuar ambulanca dhe as testin nuk ja kane bere!!!!. Megjithese temperatura e tij ishte 39-40. Tensioni i gjakut 12/19, kolle dhe mezi merrte fryme. Kane telefonuar 127 perseri dhe asgje. Nje miku i tij eshte detyruar (te rrezikoje veten ) dhe me makine ta dergoje te urgjenca e lagjes por ajo ishte e mbyllur. Atehere kane shkuar te urgjenca e spitalit. Dhe ata nuk kane bere asgje. Keshtu qe i semure eshte kthyer ne shtepi duke ju dorezuar semundjes i vetem ne shtepi.
Fati qe e ka marre e motra e tij (bashkeshortja ime) ne telefon. Ai mezi fliste. Atehere pasi me ka shpjeguar gjithe ate kalvar vuajtjesh por dhe tentativash per ndihme nga 127 qe se ka gjetur kurre une kam marre ne telefon nje mik dhe shok timin per ndihme. Ai ka njoftuar 127 me dt.20 prill. Dhe megjithese urgjenca thane do shkojme ate dite!!! Por ne fakt kane shkuar te nesermen. Dhe rezultati doli pas 24 oresh. Keshtu qe une mendoj se ka shume per te shikuar ne kete rast. Neglizhenca e Urgjences dhe 127 beri kete lemsh te madh.
Tani ti lejme te gjitha pas krahesh.
Po c’far po behet per ata te infektuar? Dy pleqte e infektuar jane te vetem ne shtepine e tyre ne fshat. Ne ju kishim punesuar nje grua nga fshati per tu sherbyer. Por ajo tani nuk lejohet dhe nuk shkon dot. Ata dhe po te ishin pa ate semundje nuk jane ne gjendje te hane as pine vete. Ne i kemi humbur dhe lidhjet telefonoje me ata. Pasi as telefonin nuk mund ta karikojne dhe as nuk mund flasin dot. Keshtu qe ata jane lene ne meshire te fatit !!! A e imagjinoni si mund te luftohet kjo semundje nga dy pleq ne vetmi?!
Prandaj shteti duhet ti marre e dergoje ne spital menjehere nese vertet eshte per ruajtjen e jetes se popullit. Nuk mund te lihen te vetem te karantinuar dy pleq ashtu !!! Ju lutemi k/minister bej dicka per jeten e tyre. Koha nuk pret !!!
(F.GJ/FAXWEB.AL)