Në Mirditë një 25 vjeçar ka hapur zjarr ndaj policisë së shtetit. Ngjarja ka ndodhur në Kodër Rrëshen. 25 vjeçari Amarildo Ndoj kërkohej nga policia pasi është i dënuar me 8 vite bug për tentativë për vrasje dhe në momentin që policia është afruar për ta arrestuar në vendin ku e lokalizoi ai ka qëlluar me armë zjarri. Policia po vijon aksionin për arrestimin e tij.
Kush është Amarildo Ndoj? Amarildo Ndoj është një person me precedent të mëparshëm penal. 25 -vjecari Ndoji bashkë me Arjan Prengën dhe Tonin Ndojin akuzohen si autorët e vrasjes së 20-vjeçarit Edison Jaku mbrëmjen e 27 tetorit të vitit 2009. 20-vjecari Edison Jaku po kthehej nga puna si kamarier në një bar-internet kur u qëllua me automatik dhe si pasojë e plagëve të marra humbi jetën rrugës për në spital. Veprat penale në ngarkim të tij janë “Kanosja”, “Prodhim dhe mbajtje pa lejë e armëve luftarake dhe municionit”, “Kanosje për shkak të detyrës”. Amarildo për gati 8 vite ishte në arrati.