14:48 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mirë që nuk ka shkuar në gjendje civile”, Mustafaj për Kushtetuesen: Karikatura e shtetit, situatë dramatike

17:57 | 14/11/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bindja Demokratike, Besnik Mustafaj: Dështuan Pashko dhe Imami. Pse PD nuk duhet të shpenzojë energji

Një karikaturë të shtetit apo edhe një mosfunksionim i shtetit, e cilëson analisti dhe shkrimtari Besnik Mustafaj situatën e krijuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. I ftuar në rubrikën “Opinion”, Mustafaj tha se është një situatë dramatike dhe se kjo ngjarje nuk duhet marrë as me lehtësi dhe as humor.

“Mirë që nuk ka shkuar në gjendje civile të betohej që do të jem besnike në ditë të mira e ditë të zeza. Karikatura e shtetit, është një situatë dramatike. Nuk di as kujt mund t’i bëhet thirrje në këtë rast që ta çojë drejt arsyes këtë lloj ekipi, i cili ishte i lokalizuar në qeveri në një farë mënyre, me sjelljen e vet arrogante dhe karikaturale ndaj shtetit dhe tani po shtrihet dhe në institucione të tjera. Kjo ngjarje nuk duhet marrë me lehtësi e as me humor, duhet marrë me seriozitetin më të madh sepse është sindromi i asaj çka do prodhojnë institucionet që po dalin nga reforma, ajo reformë që ne e kemi pritur me një shpresë shumë të madhe.
Ky shtet ka pasur defekte të ndryshme që nga viti 1992 që është shënuar kthesa përfundimtare por asnjëherë nuk ka qenë një kakofoni e tillë, një konfuzion i tillë, një mohim reciprok nga institucionet për njeri-tjetrin, një marrje kompetencash të institucioneve. Ne sot për herë të parë që nga viti 1992, kemi një shtet absolutisht jo funksional ku institucionet funksionojnë në mënyrë të tillë sa nuk kanë më jo vetëm një komunikim zyrtar sepse nuk është e nevojshme që Presidenti me Kryeministrin të jenë miq, mund të mos jenë fare miq por Kushtetuta dhe gjitha aktet e tjera ligjore përcaktojnë mënyrën e funksionimit dhe marrëdhënieve midis tyre”, deklaroi Mustafaj.

Ai theksoi se në Kushtetutë është e shënuar që gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese apo edhe i Gjykatës së Lartë bën betimin mbi Kushtetutë para presidentit.

“Këta shpikin dhe pastaj çuditen pse ikin njerëzit. Nuk kam asnjë formulë magjike. Formula është në Kushtetutë. Nuk mund të shpikim tani. Të shkojë të betohet para noterit, e them me sinqeritet që kurrë nuk e kam dëgjuar.
Opozita nuk ka gjë në dorë. Është vetëm retorike. Unë nuk jam dakord me shumë nga prononcimet e opozitës por opozita nuk ka asgjë në dorë. Nuk është më atje ku mund ta pengojë me votën e saj apo ta ngadalësojë me procedurat brenda parlamentit. T’ia hedhësh fajin opozitës është e kotë. Sa kemi ne në dorë, ka edhe Lulzim Basha”, tha Mustafaj.

Etiketa: besnik mustafaj
Pas

“Moralisht Vorpsi s’duhet të jetë në drejtësi”, Fatmir Merkoci: Pse kërkohet që të kapet Gjykata Kushtetuese nga Rama

Para

Kush është Ardian Dvorani, gjyqtari i tre regjimeve, që shkaktoi krizën e tanishme kushtetuese

Para
Kush është Ardian Dvorani, gjyqtari i tre regjimeve, që shkaktoi krizën e tanishme kushtetuese

Kush është Ardian Dvorani, gjyqtari i tre regjimeve, që shkaktoi krizën e tanishme kushtetuese

Discussion about this post

 



Të Fundit

Spiropali vizitë zyrtare në Turqi, takohet me Presidentin e Asamblesë së Madhe Kombëtare

Tentoi të vidhte një dyqan në Mamurras, kapet në flagrancë 36-vjeçari

Zelensky zgjedh një grua si kryeministren e re të Ukrainës

Probleme me tensionin, Erion Veliaj shtrohet në spitalin e Durrësit! Shoqërohet me 30 policë

U la në burg nga Apeli i GJKKO, Ilir Meta reagon nga qelia:Asnjë zhgënjim, mezi pres gjyqin të përballem

Presidenti i Emirateve Arabe mbyll vizitën në Shqipëri, Kryeministri Rama e përcjell në aeroport

Presidenti Begaj pret në takim Komandantin e Komandës Supreme të NATO-s për Transformimin, Admiral Pierre Vandier

Mbahet seanca në Apel, Alqi Bllako kërkon pafajësinë: S’kam qenë zyrtar i lartë

Durrës/Ndotën mjedisin duke hedhur mbeturina në rrugë, procedohen penalisht 4 shtetas

Tiranë/Finalizohet operacioni “Tabachino”, zbardhen dy raste vjedhjeje në të njëjtën tabakino, arrestohen dy autorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.