Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka nisur ditën e sotme vizitën e tij historike në Preshevë. Rrugët dhe sheshet e tre komunave shqiptare janë mbushur me flamuj, foto të Nishanit dhe mbishkrimin “Mirë se na vjen President”.
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Luginën e Preshevës, Presidenti do të qëndrojë në Bujanoc dhe Preshevë.
Kjo vizitë përkon me 7 marsin, e konkretisht, 130-vjetorin e shkollës së parë shqipe në Korçë. Duket se këtë ditë të veçantë, Kreu i Lartë i Shtetit do ta kalojë me shqiptarët e Serbisë.
Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi ka thënë se kjo është vizita e parë e një presidenti shqiptar. “Hajde të tregojmë të githë mirkpritjen e kësaj treve” ka thënë Kamberi. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post