20:46 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mirë se vini në “Melia”, oazën përrallore me 5 yje në Gjirin e Lalzit ku do të kaloni pushimet e ëndrrave

19:42 | 27/05/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mirë se vini në “Melia”, oazën përrallore me 5 yje në Gjirin e Lalzit ku do të kaloni pushimet e ëndrrave

Data 26 maj mblodhi bashkë investitorë shqiptarë e të huaj, politikanë dhe personazhë të njohur në hapjen e madhe të hotelit luksoz me pesë yje, Melia Durrës në resortin “San Pietro”. Melia Hotel bashkë me Concord Investiment janë grupet që kanë investuar te Gjiri i Lalëzit duke ndërtuar hotelin më të madh në rajon, me kushte shumë të mira për pushuesit dhe duke nxitur zhvillimin ekonomik të zonës.

Para prerjes së shiritit, në fjalën e tyre të mirëseardhjes Ceo i Concord Investment Z. Artan Dulaku; Ceo i melia group Z. Gabriel Escarrer Jaume, Kryeministri i Shqiperise Z. Edi Rama dhe znj Mirela Kumbaro falënderuan me radhë bashkëpunëtorët, nënkontraktorët, stafin dhe të gjithë personat e angazhuar për të ndërtuar një hotel me 5 yje të standardit ndërkombëtar në rrethana aspak të zakonshme, duke iu referuar ngrirjes së punës nga pandemia botërore.

“Melia Durrës”, ofron 500 dhoma për të gjithë turistët, ambiente relaksi, hapësira argëtuese për fëmijë e të rritur si edhe kuzhinë të shijeve të ndryshme, për të përjetuar një eksperiencë unike me pesë yje në bregdetin shqiptar edhe sepse menaxhimi në Shqipëri bëhet nga vetë grupi spanjoll.

Nën melodinë e zërit të mrekullueshëm dhe fuqishëm të Marsela Çibukaj dhe band-it të saj, të ftuarit shijuan mikpritjen shqiptare, pije të freskëta, ushqime të përzgjedhura, pamjen e mrekullueshme të pishinës, gjelbërimin përreth dhe panoramën plot ngjyra të rivierës shqiptare.

Mbrëmja gala e hapjes së hotelit me 5 yje Melia ishte një super eksperiencë, sikurse dhe qëndrimi në këtë resort, që është i konceptuar për të dhuruar rehati maksimale. Të gjithë ftuarit kishin mundësi të argëtoheshin nën tingujt e muzikës dhe të bënin foto te këndi i Instagram-it duke zbuluar kështu copëza të hotelit, që nga palestra në hyrje të hotelit për të vijuar te pishina gjysmë-olimpike me tavanin panoramik, hapësirat e përbashkëta me disenjo moderne dhe minimale. Të gjitha këto rrethuar nga peizazhi i natyrës shqiptare, për të cilin nuk është bërë kompromis pavarësisht vendodhjes në hapësirat e hotelit.

Hapja e madhe e hotelit Melia jo vetëm na siguron që në Shqipërinë tonë të dashur tashmë mirëqënia, relaksi dhe e bukura nuk janë stacione luksi, por udhëtime të arritshme nga të gjithë, por dhe që investimet e huaja dhe serioze në vend mbi të gjitha në sektorin e hotelerisë janë një mundësi e mirë për të rafinuar turizmin e mesëm elitar falë dhe trajnimeve të duhura për stafet shqiptare.

Kështu që, nëse doni të kaloni pushime në Shqipëri, por të ndiheni sikur jeni larguar nga përditshmëria zgjidhni hotel Melia. Bienvenido a Melia, pushime larg shtëpisë duke qenë në shtëpiᴉ

Pas

Donte t’i dhuronte veshkën babait, Almeda tregon mes lotësh historinë e trishtë: Më tha s’ta fal kurrë…

Para

(VIDEO) Në gjunjë me duart pas kokës, momenti kur ushtari rus u dorëzohet ukrainasve

Para
(VIDEO) Në gjunjë me duart pas kokës, momenti kur ushtari rus u dorëzohet ukrainasve

(VIDEO) Në gjunjë me duart pas kokës, momenti kur ushtari rus u dorëzohet ukrainasve

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Marina jonë do bëhet vdekjeprurëse”, armatoset Australia, blen 11 fregata nga Japonia

Netanyahu diskuton të enjten planin ushtarak për pushtimin e Gazës, Hezbollahu e kërcënon: Po sulmove Libanin, raketat bien mbi ty!

Marrëveshja e re e emigracionit, azilkërkuesit nga Franca do lejohen të shkojnë në Britani për 3 muaj

Gushti fundos Euron! Bie në 97.3 lekë, niveli më i ulët i arritur ndonjëherë

Rusia heq dorë nga marrëveshja bërthamore, rriten tensionet me Perëndimin

Greqi/ Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje! Evakuime me varka e jelekë shpëtimi

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, arrestohet një person i dyshuar nga policia maqedonase

Zelensky bisedë telefonike me Trump: Diskutuam për sanksionet ndaj Moskës dhe një marrëveshje SHBA-Kiev për dronë

Reshje të dendura shiu në Vlorë, probleme në disa lagje

Qeveria e Ruandës arrin marrëveshjen me Uashingtonin, njofton pranimin e 250 emigrantëve të deportuar nga SHBA

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.