Deputeti i Partisë Socialiste Luçiano Boçi, ka reaguar lidhur me prerjen e pemëve në parkun “Rinia” të qytetit, për shkak të një projekti rrugor, i cili e ndan parkun në dy pjesë.
Me ironi, Boçi shprehet se branda bashkisë është hapur një debat i madh lidhur me emrin e parkut, tanimë që do të ndahet në dy pjesë: Cila pjesë do quhet “Rinia” dhe cila “Pleqëria”.
Deputeti demokrat nuk i ndahet ironisë dhe u bën thirrje qytetarëve të “mos mërziten” sepse këtë problem “do e zgjidhë” kryeministri Edi Rama. Ai ka publikuar edhe disa foto, të cilat tregojnë se çfarë po bëhet me pemët në parkun “Rinia” të qytetit.
REAGIMI I BOÇIT
Mirë zjarret, po pishat e pemët në Elbasan nuk i le rehat dhe Bashkia!!!!
Projekti i rrugës që kalon mespërmes parkut “Rinia” ka rrëzuar në tokë dhjetra prej tyre.
Ky vend i gjelbëruar mund të ishte kursyer dhe Bashkia mund të kishte gjetur një tjetër zgjidhje për kaosin urban e jo “t’i priste drutë shkurt”!
Parkut të dikurshëm, i cili është “kafshuar” në shumë pjesë të tij, tani do t’i prishet dhe qetësia që i vjen nga thellësia (dikur ka qenë varrezë) dhe do të copëtohet në dy pjesë, mes të cilave do ketë zhurmë e smog bashkë.
Madje thonë që Bashkisë i ka plas një “debat i madh” për emërtimin e dy pjesëve.
Nuk po gjejnë dakortësi se cila pjesë do quhet “Rinia” tani dhe cila “Pleqëria”!!!!!
Mos u mërzisni!
Këtë problem madhor e zgjidh K/ministri!!! (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2587″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]