Akstivistja e Aleancës për Teatrin Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Mirela Karabina e ftuar në Fax News foli për aksionin e dhunshëm të policisë për ndërhyrjen e shembjes së godinës së Teatrit.
Karabina tha se u sulmuan brenda Teatrit sikur të ishin terroristë, ndërkohë që ishin duke mbrojtur kulturën.
“Ata shembën një tempull të fjalës së lirë. Shembën një shembull që na përfaqësonte. Kaq i rëndësishëm ishte Teatri Kombëtar që të shembej, kur jemi në këtë periudhë pandemie. Pse Teatri Kombëtar zgjidhet pikërisht tani për t’u shembur? Në një natë të errët ato bënë ekzekutimin me një operacion ‘blic’. Ne aty nuk ishim terroristë ne, ishim qytetarë që po mbronin kulturën. Aty kamë parë ndërhyrjet dhe ishin shumë të frikshëm, me maska të paidentifikuar dhe në ishim të pambrojtur. Akti terrorist po ndodhte nga shteti.
Ka patur persona brenda godinës persona dhe unë isha një nga ato. Ato kanë qenë shumë mirë të informuar. Ne e kemi ditur se ishim të skanuar dhe ato ruajtën momentin, për të sulmuar. Në hollin e Teatrit po na terrorizonin me armë. Ne dolëm nga godina dhe pas nesh dolën dy aktorë me pranga në duar. Kjo ishte një pamje e trishtë. Doli Neritani dhe Juli Ermiri.
Veliaj ka gënjyer gjithmonë dhe ai është barbar. Nuk e di si ka kurajon që një kryetar bashkie që ka gënjyer ka mashtruar e ka kthyer Tiranën në një qytet të pluhrosur, një kryetar që është ilegjitim i pazgjedhur. Ai është aty për të shërbyer. Si ka kurajo të marrë këtë vendim. Ai ka vulosur fundin e vet politik me shembjen e Teatrit Kombëtar.”- tha Karabina.