Ashtu siç pritej Ministrja e Arsimit dhe Sportit Mirela Karabina ka depozituar sot në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë kallëzimin penal për Plarent Ndrecën, Sekretar i Përgjithshëm pranë kësaj ministrie.
Ankesën për veprimtarinë e paligjshme të Ndrecës Karabina e ka paraqitur dhe para disa ditësh.
Sipas ministrisë ky kallëzim vjen pasi Ndreca ka bërë shkelje të rënda ligjore të kryera jashtë kompetencave të funksionit të tij që cenojnë veprimtarinë e ministrisë gjatë procesit të Maturës Shtetërore 2017.
Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Sportit Mirela Karabina ka depozituar pranë Departamentit të Administratës Publike, kërkesën zyrtare për lirimin e menjëhershëm të Ndrecës nga funksioni i Sekretarit të Përgjithshëm. (E.K/SHUPLAKA)