Pas publikmit të videos ku shfaqej duke dhunuar gazetarin investigativ Genci Angjellari, ka folur vetë administratorja e firmës “Euroteam”, Mirela Topulli.
Administratorja ka deklaruar për “foldrejt.info” përveç se është dhunuar nga gazetari, tregon se është kërcënuar edhe nga drejtuesi i emisionit. Sipas Topullit ajo është telefonuar nga drejtuesi i emisionit “Stop” dhe ky i fundit i ka thënë “se me atë që i ka bërë gazetarit e ka shumë të vështirë të shpëtojë”.
“Ka qenë ai filmimi që dhe ju keni parë dhe ata të tre që kanë qenë aty kanë provokuar dhe punonjësin që isha unë me të duke i thënë: “Hajde, hajde”. Pastaj nga ai moment që ka ndodhur dhe incidenti ne jemi larguar dhe më ka marrë një nga drejtuesit e emisonit në telefon dhe më tha që me atë që i ke bërë ti gazetarit e ke shumë të vështirë që të shpëtosh. Po kështu më tha që nuk shpëton njeri me atë që unë kam bërë”, shprehet Mirela Topulli.
Po kështu Topulli ka treguar se gazetari e ka provokuar atë. Madje ka shtuar se gazetari Genci Angjellari e ka dhunuar po ashtu, duke e goditur në mjekër me mikrofon.
“Mua më kanë lajmëruar nga kompania që kishte ardhur një media e po filmonte dhe unë mora makinën për të shkuar atje dhe ata na kanë filmuar dhe nga pas, madje na kanë bllokuar rrugën. Më pas m’i ka rënë xhamit të makinës dhe ka qenë duke e thyer. I jam lutur që të më largohet nga makina dhe në atë moment ai më ka qëlluar me mikrofon turinjve.”, shprehet administratorja.
Ajo sqaron më tej se për këtë ka bërë kallzim në prokurori dhe tashmë çështja është nën hetim. (J.V/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2399″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]