Në emisionin e sotëm “Mirëmëngjes Fitness” në Fax News e ftuar ishte Iva Aliko. Ajo është shumë e apasionuar kohët e fundit pas fitnessit dhe stërvitjes dhe prandaj daljet e saj kanë qenë të pakta.
Iva e kryen stërvitjen midis Tiranës dhe Prishtinës dhe zbuloi se është në një lidhje disavjeçare dhe për këtë i duhet të shkojë shpesh edhe në Kosovë.
Iva Aliko: Kam dashur vetë të bëj një periudhë pauze, merrem vetëm me stërvitje. Jemi përpjekur ta marr seriozisht.
Eranda: Ka marr dy herë pjesë në kompeticionet e fitness dhe është shpallur 2 herë kampione në bodyfitness. Çfarë përshtypjesh ju bën njerëzve?
Iva: Janë pozitive. Duke qenë se dhe përpjekja për ta mbajtur trupin në formë është goxh e përkushtuar. Por ka dhe njerëz që ju duket e rëndë.
Eranda: Është e bukur ajo që na pëlqn ne. Ivës i pëlqen të ketë këtë lloj fiziku dhe ne na pëlqen. Komplimente! Kohët e fundit jeton mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ka ndonjë arsye?
Iva: Aryseja e parë është se po stërvitem atje dhe është një lidhje disavjeçare.
Eranda: Iva është në një lidhje disa vjeçare. Për ju meshkuj qëju pëlqen harrojeni.
Iva: Personi në fjalë jeton atje dhe kam dashur të jem më afër. Stërvitjen e bëj midis Tiranës dhe Prishtinës.