Në emisionin e sotëm “Mirëmëngjes Fitness” në Fax News, Eranda pati një bashkëbisedim me avokat Kujtim Cakranin. Ai stërvitet rregullisht në palestrën “Royal Fitness Club”.
Cakrani tregoi rutinën e tij të përditshme ku stërvitja në palestër dhe fitness zë një vend të rëndësishëm.
Ai e ka nisur stërvitjen që në moshë të hershme duke u marrë me futboll me ekipet zinxhire të Flamurtarit.
Pjesë nga biseda:
Eranda: Të bësh sport nuk është thjesht të vësh muskuj në stërvitje, por të heqësh stresin, të shkarkosh tensionin dhe energjinë negative tek veglat e palestrës. Çfarëdolloj stërvitjeje që vë në aktivitet trupin tuaj është i shëndetshëm. Në Royal Fitness ka shumë vajza dhe djem që stërviten dhe i gjejmë këtu paradite dhe pasdite. Një persaonazh këtu është shumë i njohur, është avokat në dyert e gjykatave, por gjen kohën për t’u stërvitur. Kemi avokat Kujtim Cakranin.
Kujtim Cakrani: Dua t’u komplimentoj për këtë ambjent kaq të këndshëm. Kam pak kohë që e kam zbuluar. Të rinjtë duhen ta frekuentojnë për shkak edhe të ambjentit që është i përshtatshëm komod.
Eranda: Edhe klima është shumë paqësore dhe njerëzit janë shumë të mirëkuptueshëm.
Cakrani: Në palestrat e tjera ka problematikë që zihet vegla dhe pret disa minuta. Ndërsa këtu ndërrohet.
Eranda: Sa kohë keni që merreni me sport?
Cakrani: Vij nga fushat e sportit. Që i vogël kam luajtur futboll. Në kohën e diktaturës sporti ishte i përgatitur. Ishe dhe i detyruar të mereshe me një lloj sporti. Kam nisur shumë shpejt me ekipe zinxhirë të Flamurtarit të Vlorës. Që atëherë nuk e kam lënë sportin. E kam hobi. Duhet ta bëjë patjetër.