Në emisionin e sotëm “Mirëmëngjes Fitness” në Fax News me Erandën dhe Skerdin u demonstrua një skedë ushtrimore për pjesën e sipërme të trupit. Kjo vjen si pasojë edhe e kërkesave të ndjekësve të emisionit.
Për ushtrime të tilla mjaftojnë vetëm pak metra katroë hapësirë në shtëpi dhe dy gira nga 3-4 kg. Një nga ushtrimet më të rëndësishme të kësaj skede është Push-ups, që optimalja është të arrihen 20 push-ups për vajzat në ditë dhe 30 për djemtë.
Skerdi: Stërvitja e sotme në bazë të kërkesave tuaja dhe ka të bëjë me pjesën e sipërme të trupit.
Eranda: Ne sot bashkë me Skerdin do kryejmë një stërvitje që mund ta ekzekutoni në kushtet e shtëpisë. Ju mjaftojnë pak metra katrorë. Mund të blini dy gira të vogla 3-4 kg. Kemi zgjedhur disa ushtrime që do të jenë interesante për ju.