Vendimit të administratës së Presidentit Trump për të deportuar në vendlindje prindërit pa fëmijët, i është kundërvënë kësaj here edhe prestigjozja “Times”.
Kopertina e muajit korrik të revistës është shoqëruar nga një fotografi mjaft prekëse, ku një fëmijë 2 vjeçar nga Hondurasi, qan në këmbët e Trump. Fotoja padyshim është një montazh, por në këtë mënyrë, revista ka vendosur të protestojë ndaj këtij veprimi makabër.
“Mirëseerdhe në Amerikë”, ka qenë diçitura e fotos, duke ironizuar thellë Shtëpinë e Bardhë.
Fotoja e fëmijës së mitur është shkrepur nga një fotograf më 12 qershor, kur mamaja e dy vjeçarit u ndalua nga policia kufitare duke e kthyer kështu përfundimisht në vendlindje, e duke e ndarë edhe nga i biri, të cilin me shumë mundësi e kanë dërguar në kampin e hapur në Teksas.
Vetëm në dy javët e fundit, më shumë se 2 mijë fëmijë janë ndarë nga prindërit e tyre, të cilët janë deportuar si emigrantë të jashtëligjshëm. Ende nuk ka një vendim për fatin e tyre.