03:22 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mirësevini në “Republikën” e Kukësit, çarja e madhe që po sjell taksa në Rrugën e Kombit (VIDEO)

15:33 | 30/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mirësevini në “Republikën” e Kukësit, çarja e madhe që po sjell taksa në Rrugën e Kombit (VIDEO)

Me fillimin e pagesës së Rrugës së Kombit prej ditësh qytetarë, biznese , shoqëria civile po reagojnë dhe po ngrejnë zërin që taksa për banorët e Kukësit të ndalohet. Këtyre reagimeve iu përgjigjën edhe tregtarët e qytetit të Kukësit që preken direkt nga kjo taksë.

Ata thonë se nesër do të mbyllin biznesin e tyre dhe do të marrin pjesë në protestën që do të organizohet kundër kësaj takse. Në pronocimet e tyre për ‘Fax News’ ata janë shprehur mjaft të indinjuar nga kjo taksë dhe sipas tyre kjo do ti rëndojë shumë, saqë Kukësi po bëhet i pajetueshëm dhe e vetmja mundësi do të jetë largimi jashtë vendit.

Ata paralajmërojnë se të gjithë pa përjashtim do të dalin në protestë për të bllokuar Rrugën e Kombit, pasi gjendja është shumë e vështirë dhe nuk kanë ku shkojnë.

“Shumë ka për të ndikuar, çfarë të bëjmë? Do të sjellë rritje çmimesh dhe varfëri më të madhe për popullin e Kukësit, por edhe të Tropojës. Do të mbyllim dyqanin dhe do të dalim të gjithë atje në protestë”, thotë njëri nga tregtarët.

“Ne jemni populli më i dobët në vend, furnizojmë gjithë Shqipërinë me drita dhe vetë i paguajmë, ndërsa lekët për tokat e përmbytura nuk i kemi marrë. Është taksë e papërballueshme”, thotë një tjetër.

Irritimi i tyre është me qeverinë që sipas tyre nuk po mendon për qarkun më të varfër në Shqipëri, ndërsa shprehen se kjo është një vjedhje pasi rruga është paguar njëherë me paratë e popullit.

 “Problemi është se ne e vuajmë, populli e vuan, për një hall të shkojmë në Tiranë do të na kushtojë më shumë, atë rrugë e kemi paguar me taksa tona, në protestë i madh e i vogël duhet mu çu se atë rrugë e kemi paguar njëherë, të gjithë duhet të dalim në protestë”, paralajmëron një qytetar.

Kukësi është një nga qarqet më të varfëra të Shqipërisë pavarësisht se është një nga më të pasurit për sa i përket pasurive natyrore. Banorët ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet për tokat e përmbytura nga hidrocentrali i Fierzës. Ata ndihen të diskriminuar nga qeveria dhe shpesh nuk kanë ngurruar të shprehen se kjo politikë ndaj tyre bëhet me qëllim.

Qyteti verilindor tashmë duket si një “Republikë” mes dy shtetesh. Në veri ka doganën e Morinës, ndërsa në jug “kufizohet” nga trarët e Rrugës së Kombit, që tashmë është si një doganë e dytë për ta ku thjeshtë nuk do tu kërkohet pasaporta. Në takimet mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë flitej për lehtësim të klimës së biznesit mes dy vendeve, madje edhe për heqjen krejtësisht të doganës, ndërsa rezultati është vendosja e një trari për të vjelur kuksinët dhe kosovarët.

Qeveria e Edi Ramës sapo erdhi në pushtet i hoqi edhe universitetin Kukësit, ku shumë të rinj duke mos patur mundësi financiare për të ndjekur studimet e tyre në Tiranë apo rrethe të tjera i vazhduan aty. Tashmë edhe kjo mundësi nuk ekziston.

Kukësit nuk po i dhurojnë asgjë dhe po i marrin gjithçka. Natyrën e Kukësit e kanë dëmtuar hidrocentralet e klientëve dhe miqve të politikanëve që në shkelje të ligjit kanë tharë lumenjtë duke bërë që bukuritë e shumta natyrore të duken gërmadhë, ndërsa banorët po tentojnë të ndalojnë ndërtimin e disa hidrocentaleve të tjera që do ta shkretojnë edhe më shumë këtë vend dhe do të mbysin shpresën e këtyre njerëzve që tashmë me të drejtë shprehen se “vetëm ajri na ka mbetur”.

https://www.youtube.com/watch?v=jtH6fpLW6sk&feature=youtu.be

(Besnik Hallaçi/ Faxweb.al)

 

Pas

Kthehet gjithçka përmbys, Gjykata e Tiranës nuk njeh zgjedhjet në FSHF

Para

“Të dua shumë dhe më merr malli çdo ditë”, surpriza që përloti Dashnor Dikon

Para
“Të dua shumë dhe më merr malli çdo ditë”, surpriza që përloti Dashnor Dikon

“Të dua shumë dhe më merr malli çdo ditë”, surpriza që përloti Dashnor Dikon

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moment i tmerrshëm kur shpërthen zjarri brenda kabinës së një avioni në Sydney. Pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

Izraeli dhe Siria do kenë takim të nivelit të lartë të enjten, me ndërmjetësimin e SHBA-së

Sërish probleme për sulmuesin e Realit, por madrilenët kanë besim

Shpëtuan një të moshuar nga zjarri në Korçë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë

“I dhanë ilaç gjumi dhe ishte i lodhur”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

Dita Botërore e Trurit, ministria Albana Koçiu ndan rastin e pacientes 16-vjeçare: Ndërhyrje moderne

Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e Rock & Roll, Ozzy Osbourne

Zyrtari rus arrestohet për përvetësim të 9 milionë eurove nga projektet e fortifikimit në kufirin me Ukrainën

Greqi/ Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit. Banorët urdhërohen të evakuohen

Kuvendi i Kosovës gjen “shpëtim” te kushtetuesja! Më 26 korrik skadon afati i vënë nga gjykata, ekspertët: Nuk rrezikohen mandatet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.