Turizmi që është një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit herë pas here neglizhohet, ose ca më keq, në nisje të sezonit turistik pranë detit mund të plasin edhe ujërat e zeza.
Kjo ka ndodhur sot në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku në videot e ‘’Faxëeb” shihet qartë ndotja e shkaktuar nga fekalet.
E njëjta situatë u përsërit sezonin e kaluar dhe në qytetin e Sarandës, në mes të sezonit tursitik, ku në bregdetin e mbushur plot me turistë shpërthyen tubat e ujërave të zeza.
Nuk dihet se kur do të ndërmerret një reformë tërësore në vendin tonë sa i përket menaxhimit të bregdetit, dhe mbrojtjes nga faktorë të tillë ndotës.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=kn3syAjf8vY&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=2m8yO7yYLKA&feature=youtu.be