Këngëtarja e njohur Miriam Cani është shkëputur prej disa kohësh nga karriera e saj muzikore. Kohët e fundit ajo është përkushtuar ndaj vajzës së saj Amelisë.
Por këto ditë ajo bashkë me familjen e saj po kalon disa ditë pushimesh në Turqi. Miriami, na ka treguar një foto mjaft të bukur të saj teksa shfaqet në një ambient me lule dhe me një pishinë përballë.
Ajo shfaqet me bikini, por si gjithmonë Miriami është kujdesur që të mos ekspozohet së tepërmi.
Këngëtarja duket mjaft në formë me rroba banjo në ngjyrë të zezë edhe pas lindjes së vajzës. (J.V/Shuplaka)