Ende pa u grumbulluar mirë qytetarët, policia ka ushtruar dhunë dhe ka futur në makina disa aktivistë që kishin dalë për të protestuar në sheshin Skënderbej. Mes personave të shoqëruar me dhunë janë dhe Altin Goxhaj dhe aktivisti Arben Kola.
Siç shihet dhe nga pamjet e transmetuara nga Fax News një zonjë e identifikuar si Ines Kurti nuk është ndjerë mirë dhe ka mbetur e shtrirë në mes të rrugës, dhe është tërhequr zvarrë nga forcat e policisë.
Në mënyrë të papranueshme një punonjës i policisë ka shtyrë dhe gazetaren e Fax neës Mirilda Tili, e cila ka rezsituar duke thënë se po bën detyrën e saj.
“Jam duke bërë detyrën time”, ishte ajo që iu tha gazetarja punonjësve të policisë, të cilët në mënyrë të papranueshme kanë prekur me dorë dhe punonjësen e medias.
Organizatorët e kësaj proteste kishin kërkuar leje në Policinë e Tiranës, e cila iu ishte refuzuar, me pretendimin se nuk lejohen grumbullimet masive për shkak të gjendjes së pandemisë, dhe të fatkeqësisë natyrore, që është shtyrë deri në muajin Qershor. E njëjta skenë ndodhi dhe në datën 7 Maj, ku disa persona u shoqëruan me dhunë nga ana e policisë, për shkak se po protestonin paqësisht në shesh.