10:59 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mirror”: Durrësi, qyteti i bukur bregdetar i ngjashëm me Ibizën

08:36 | 12/06/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Mirror”: Durrësi, qyteti i bukur bregdetar i ngjashëm me Ibizën

Platforma “Airbnb” e ka konsideruar qytetin bregdetar shqiptar të ngjashëm me Ibizën – duke ofruar plazhe mahnitëse dhe të pastra dhe një jetë nate të gjallë – por me një kosto shumë më të ulët, shkruan Danielle Canagasuriam në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Mirror”.

Në një raport “Airbnb” detajon destinacionet më trendi të udhëtimeve në Britaninë e Madhe për verën e vitit 2025.

Duke ofruar bare plazhi dhe një jetë të gjallë nate – Durrësi është destinacioni ideal për turistët që kërkojnë një përvojë të ngjashme me Ibizën – por me një buxhet të kufizuar.

“Britanikët po kërkojnë gjithnjë e më shumë ambiente të gjalla dhe argëtuese – që ofrojnë të njëjtën bukuri bohemiane dhe një jetë nate plot gjallëri si Ibiza – por pa çmimet e larta”, sipas “Airbnb”.

“Shqipëria është një perlë. Kërkimet (searchings) për qytetin e vendosur në bregdetin e Adriatikut po rriten për momentin, ndërsa britanikët kërkojnë të eksplorojnë destinacione të lira pushimesh”, tha platforma.

Por, Durrësi është më shumë sesa një destinacion i ngjashëm me Ibizën – ai ka një histori të pasur për t’u zbuluar.

Durrësi është një nga qytetet portuale më të vjetra dhe më të rëndësishme në Ballkan, me një histori që daton gati 3,000 vjet më parë.

Historia e tij mbresëlënëse i ka dhënë Durrësit titullin “Qytet i Përjetshëm” në Detin Adriatik.

Një nga atraksionet më të mëdha në Durrës janë padyshim plazhet e tij me rërë.

Durrësi është shtëpia e disa prej plazheve më mahnitëse të Shqipërisë, të përshtatshme si për adhuruesit e sporteve ujore ashtu edhe për turistët që kërkojnë plazhe të qeta.

Plazhi më i njohur në qytet është plazhi me të njëjtin emër: Plazhi i Durrësit.

Vija bregdetare është krahasuar me Rivierën Franceze me ujëra të cekëta dhe rërë të butë.

Në zonat ngjitur me portin fshihen disa shkëmbinj – kështu që mund të merrni me vete këpucë uji.

Vizitorët që kërkojnë aventura mund të marrin me qira një motor uji ose të provojnë të hidhen me parashutë, në plazhin e Durrësit.

Gjithashtu, ofrohen aktivitete si volejbolli dhe seanca joge, të organizuara nga klubet më të mëdha të plazhit.

Mos humbisni një tjetër perlë lokale: Plazhi i Golemit.

I vendosur 20 kilometra në jug të qendrës së qytetit të Durrësit, plazhi i Golemit – me rreth 3,5 kilometra rërë të butë dhe të artë dhe ujëra bruz – ia vlen të vizitohet.

Ka shumë plazhe të tjera – si perla të fshehura ashtu edhe vende turistike – që janë mjaft të lehta për t’u arritur nga qendra e qytetit.

Plazhet pranë Durrësit:

Plazhi i Spillesë
Plazhi i Porto Romanos
Plazhi i Kallmit
Kepi i Rodonit
Shkëmbi i Kavajës
Plazhi i Currilave

Nëse jeni duke kërkuar një eksperiencë më kulturore, eksploroni galeritë, teatrot dhe muzetë e shumta në Durrës.

Një nga më të frekuentuarit është Muzeu Arkeologjik ku ekspozohen objekte që përfshijnë periudha të shumta.

Nëse dëshironi një atmosferë më moderne dhe pasuri kulturore,  jugu i qytetit është zgjidhja më e mirë.

Këtu, do të gjeni restorante dhe resorte të zhurmshme, si dhe një jetë nate të gjallë.

Etiketa: durres
Pas

Rama uron 34-vjetorin e PS: Flamuri ynë më lart se kurrë, 856 177 zemra për Shqipërinë 2030 në BE

Para

Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve

Para
Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve

Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve

 



Të Fundit

Tregu i fondeve të investimit në rritje: Mbi 67 miliardë lekë asete dhe 40 mijë investitorë në tremujorin e parë të 2025-s

Lufta Izrael-Iran/ Shpërthime në rezidencën e ambasadorit norvegjez në Tel Aviv, rritet numri i raketave iraniane drejt Izraelit

Raketat ruse godasin Odesën, 86 dronë sulmojnë qiellin e Ukrainës gjatë natës

Izraeli paralajmëron Hezbollahun të mos përfshihet në konflikt

Italia përgjaket nga larje hesapesh në trafikun e drogës, plagosen rëndë dy persona, dyshohet të jenë shqiptarë

Qëllohet me armë lokali i ish-shoferit të prokurorit, i arrestuar më parë për armë pa leje

Mal i Zi/ Aksident me motor për Vlade Divacin, legjenda e basketbollit shtrohet në spital

Durrës/ Finalizohet operacioni “Lekaj”: Zbulohen 1200 bimë kanabisi, arrestohen 2 persona, 2 të tjerë në kërkim

Java e dytë e përplasjes Izrael-Iran, Europa shton përpjekjet për zgjidhje diplomatike

Detaje nga ngjarja në Fushë-Krujë, në drejtim të lokalit u qëllua me 15 plumba kallashnikovi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.