21:37 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mirror”: Shqipëria – parajsa evropiane tërësisht nën radarin e turistëve

09:21 | 24/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Mirror”: Shqipëria – parajsa evropiane tërësisht nën radarin e turistëve

Me një vijë bregdetare me pamje nga detet Adriatik dhe Jon, Shipëria ofron një Rivierë mahnitëse me plazhe dhe limane të bukura,  që mund të rivalizojnë lehtësisht vendet fqinje që gjenden në brigjet e saj, shkruan Lucy Skoulding në të përditshmen britanike “Mirror”.

Adhuruesit e diellit në kërkim të një parajse ‘miqësore me buxhetin’ me më pak turma vizitorësh se Spanja apo Kroacia, tani po e kthejnë shikimin drejt xhevahireve të fshehura të Shqipërisë. E vendosur midis deteve Adriatik dhe Jon, Shqipëria krenohet me një Rivierë që të lë pa frymë, të kompletuar me plazhe idilike dhe limane të izoluar.

Turistët aventurierë e kanë krahasuar këtë destinacion nën radar me vendpushimet më të shtrenjta dhe të populluara. Ekspertja e udhëtimeve, Laura Hewson, e cila eksploroi Shqipërinë vjeshtën e kaluar, ndau përvojën e saj.

“Në atë kohë, se bashku me shoqen time, Farrell Modd po planifikonim të shkonim në Kroaci. Por, një nga miqtë tanë që kishte qenë në Shqipëri tha se duhej të shkonim atje. Ai tha se ishte si Greqia dhe Kroacia, por më e lirë dhe shumë më e bukur pasi nuk kishte dyndje turistësh”, tha Laura Hewson.

Ajo shtoi se në Shqipëri, mund të përballonin një hotel me katër yje – me mëngjesin e përfshirë – me të njëjtin çmim që kishin paguar për qëndrimet në hostele në Itali dhe Spanjë.

Farrell Modd, zbuloi se rrjetet sociale kishin luajtur një rol në zgjedhjen e Shqipërisë si destinacionin e tyre – duke shtuar se ishte mahnitur nga videot ku shfaqeshin peizazhe magjepsëse nga vendi.

Farrell ishte e entuziazmuar kur zbuloi se vendi i vogël mesdhetar ofronte ujëra të pastra kristal dhe vendpushime të shumta për not – të gjitha me çmime miqësore me buxhetin për turistët. Gjatë një vizite në qytetin turistik të Vlorës në nëntor 2023, dy turistet britanike vlerësuan motin e butë 19 gradë Celsius.

Brezi i plazhit me palma ishte praktikisht i zbrazët, duke i lejuar turistet të shijonin plotësisht vendin – qytetit nuk i mungonin komoditetet për pushuesit që kërkonin argëtim – me çmime të përballueshme. Në Shqipëri, një vakt kushton 10 deri në 15 paund për person – ndërkohë që turistët me buxhet të kufizuar mund të shijojnë picat e sapobëra për më pak se 5 paund.

Në qytetin bregdetar, Vlorë, birrat kushtojnë vetëm 2 paund, ndërsa pijet alkoolike dhe koktejet rreth 4 paund. Fluturimet nga Britania e Madhe janë gjithashtu të përballueshme, me fluturime direkte nga Londra në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, të disponueshme për vetëm 28 paund.

Pas

Krimi në familje në Sarandë/ Vrau burrin me sëpatë, policia njoftim zyrtar: Shoqërohet 49-vjeçarja!

Para

Moti i keq/ Hapet Rruga e Arbrit, probleme në fshatrat e thellë malore, mungesë energjie elektrike

Para
Moti i keq/ Hapet Rruga e Arbrit, probleme në fshatrat e thellë malore, mungesë energjie elektrike

Moti i keq/ Hapet Rruga e Arbrit, probleme në fshatrat e thellë malore, mungesë energjie elektrike

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.