00:19 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Mishi i ariut do t’i shitet publikut në Sllovaki, qeveria njofton planin për të vrarë 350 ekzemplarë

16:46 | 28/05/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mishi i ariut do t’i shitet publikut në Sllovaki, qeveria njofton planin për të vrarë 350 ekzemplarë

Mishi i ariut të murrmë së shpejti do t’i shitet publikut në Sllovaki. Vendimi i qeverisë populiste të krahut të djathtë është publikuar në mediat ndërkombëtare, sipas të cilave, Sllovakia ka planifikuar të vrasë një të tretën e 1,300 arinjve të vendit, konkretisht 350 kafshë, pas disa sulmeve ndaj njerëzve. Mishi, i konsideruar si delikat në Evropën Lindore, do të dalë në shitje.

Ariu i murrmë konsiderohet një specie “pothuajse e kërcënuar” në BE dhe gëzon mbrojtje të veçantë. Vrasja e një numri të madh të ekzemplarëve në Sllovaki është kritikuar ashpër nga ambientalistët, partitë e opozitës dhe nga Parlamenti Evropian.

Duke filluar nga java e ardhshme, njoftoi qeveria, organizatat e lidhura me Ministrinë e Mjedisit do të jenë në gjendje të shesin mishin, sapo të garantohen kushtet ligjore higjieno-sanitare.

“Ne do të lirojmë për konsum çdo ari të vrarë që plotëson kushte të caktuara”, tha Ministri Filip Kuffa. “Pse? Sepse mishi i ariut është i ngrënshëm”.

Arinjtë janë bërë një çështje politike në Sllovaki, për shkak të numrit në rritje të sulmeve ndaj njerëzve, disa prej të cilave fatale. Vendi regjistroi 54 sulme midis viteve 2000 dhe 2020. Numri mesatar është rritur në 10 në vit.

Prillin e kaluar, një burrë u vra ndërsa po ecte në një pyll në qendër të vendit.

Pak më vonë, kryeministri populist Robert Fico njoftoi 350 vrasje, duke deklaruar se “nuk mund të jetojmë në një vend ku njerëzit kanë frikë të shkojnë në pyll”. Qeveria thotë se sulmet janë për shkak të numrit të tepërt të gjitarëve në qarkullim. Një tezë e kontestuar nga ambientalistët.

Mishi i ariut konsumohet vetëm në disa vende të Evropës Lindore dhe Veriore dhe paraqet rrezikun e helmimit nga Trichinella, një parazit. Bashkimi Evropian kërkon që mishi të mos nxirret në shitje pa një test për Trichinella.

Pas

Thirret konferenca e kryetarëve, rinis ditën e enjte Parlamenti

Para

AKU: Nuk gjetëm Salmonelë në ushqimet e fëmijëve në Gramsh

Para
AKU: Nuk gjetëm Salmonelë në ushqimet e fëmijëve në Gramsh

AKU: Nuk gjetëm Salmonelë në ushqimet e fëmijëve në Gramsh

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.