03:32 | 26/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Misioni EUFOR Althea në Bosnjë dhe Hercegovinë, Vengu: Shqipëria, aktor i rëndësishëm në stabilitetin në rajon

10:13 | 05/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Misioni EUFOR Althea në Bosnjë dhe Hercegovinë, Vengu: Shqipëria, aktor i rëndësishëm në stabilitetin në rajon

Ditën e djeshme, kontingjenti i parë shqiptar u nis në operacionin ALTHEA në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ky mision përbëhet nga 30 trupa, mes të cilave edhe një vajzë, dhe ata do të shërbejnë për rreth 6 muaj në Camp Butmir në Sarajevë. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh sot se “djemtë dhe vajzat e Forcave të Armatosura eksportojnë siguri dhe e konfirmojnë Shqipërinë si një aktor të rëndësishëm për stabilitetin në rajon”.

Ministri Vengu ka ndarë historinë e tetar Evis Dishanit dhe major Lulzim Adilit, që janë dy nga 30 trupat e togës që udhëton në Bosnjë-Hercegovinës në kuadër të misionit EUFOR ALTHEA. Komandanti i skuadrës së parë të kontingjentit EUFOR 1, Evis Dishani thotë se përzgjedhja e ushtarakëve është bërë në bazë të aftësive personale dhe profesionale të fituara ndër vite.

“Kam 12 vite eksperiencë në Forcat e Armatosura dhe ky është misioni i dytë që shërbej me uniformë.

Kemi rreth dy muaj që kemi filluar përgatitjen paradislokuese ku janë trajtuar temat në zbatim të detyrave që do kryejmë atje, si kontroll turmash dhe patrullim në gjithë territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës. Deri tani them që trupat janë të përgatitura dhe do t’ia dalim mbanë”, shprehen tetar Deshani dhe major Adili.

“Trupat janë me moralin lart për ta kryer këtë mision. U bënë shumë vite që shërbejmë në këtë profesion dhe na është kërkuar shpesh që të angazhohemi në detyra të tilla. Është privilegj dhe përgjegjësi shumë e madhe të drejtosh 30 trupa në këtë mision. Fakti që e kam ndjekur vetë stërvitjen dislokuese më bën të mendoj që nuk do të kemi probleme,” thotë tetar Deshani në videon e shpërndarë në Facebook.

 

Etiketa: Vengu
Pas

Rama: BB na kërkoi të ulnim pensionet dhe rrisnim çmimin e energjisë. Përgjigjja jonë ishte JO!

Para

Gazmend Bardhi kallëzohet përsëri për shpifje dhe fyerje nga KESH

Para
“Xibraka”/ Reagon Gazment Bardhi: Prokurori nuk ka marrë vendimin e pushimit të çështjes nga gjykata për Ols Ramën

Gazmend Bardhi kallëzohet përsëri për shpifje dhe fyerje nga KESH

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.