22:27 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Misioni i KiE: Kosova mbajti zgjedhje paqësore, por përfaqësimi i grave mbetet i ulët

17:18 | 10/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Misioni i KiE: Kosova mbajti zgjedhje paqësore, por përfaqësimi i grave mbetet i ulët

Misioni vëzhgues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) ka vlerësuar zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë si gjithëpërfshirëse dhe paqësore, duke theksuar se procesi zgjedhor ishte cilësor. Sidoqoftë, ata vunë në dukje se përfaqësimi i grave në këto zgjedhje mbetet i ulët. Petra Bayr, shefe e delegacionit të PACE, u shpreh se, megjithëse zgjedhjet ishin të suksesshme, ka pasur një ndikim të rëndësishëm nga gjuha e urrejtjes online ndaj grave, çka ka penguar pjesëmarrjen e tyre më të madhe. Përveç kësaj, në zgjedhje morën pjesë shumë parti nga komunitetet pakicë, përfshirë gjashtë parti nga pakica serbe, duke përfshirë Listën Serbe, e cila kishte bojkotuar institucionet kosovare që nga viti 2022.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ende nuk ka të dhëna për pjesëmarrjen e grave në këto zgjedhje, ndërsa Bayr tha se raporti i PACE do të flasë për këtë më hollësisht pasi të publikohet në një datë më vonë.

Sipas ligjit në Kosovë, 30 për qind e listës zgjedhore duhet të jetë me kandidate gra për deputete.

Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV), i cili e ka vëzhguar fushatën zgjedhore dhe votimin, tha së pjesëmarrja e grave në fushatë ka qenë mjaftë e ulët.

DnV kishte raportuar edhe për gjuhë të urrejtjes ndaj grave në komente në rrjetet sociale.

Ndërkohë, shefja e PACE përmendi edhe disa nga parregullsitë që janë raportuar gjatë ditës së zgjedhjeve, si mospërditësimi i listave të votuesve, dyshimet për fshirjen e lehtë të ngjyrës matrikuluese etj.

Raporti i PACE për zgjedhjet në Kosovë do të diskutohet në seancën e prillit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, tha Bayr.

Rreth 40.59 për qind e mbi 1.9 milion votuesve me të drejtë vote në Kosovë votuan në zgjedhjet e 9 shkurtit. Paraprakisht, për këto zgjedhje kanë votuar edhe diaspora, përmes postës, por edhe fizikisht në disa përfaqësi diplomatike të Kosovës në botë.

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit po prin me 41.01 për qind apo 322.376 vota të fituara në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Ky rezultat preliminar i publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bazohet në numërimin e 93.25 për qind të vendvotimeve.

Në këtë numërim nuk përfshihen votat me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe votat nga jashtë vendi, të cilat do të numërohen më vonë.

Etiketa: kosova
Pas

Arrestimi i Erion Veliajt, deputeti i PS: Është çështje e drejtësisë

Para

LAJM I FUNDIT/Fill Pas burgosjes së Erion Veliajt, arrestohet edhe një biznesmen,del emri

Para
LAJM I FUNDIT/Fill Pas burgosjes së Erion Veliajt, arrestohet edhe një biznesmen,del emri

LAJM I FUNDIT/Fill Pas burgosjes së Erion Veliajt, arrestohet edhe një biznesmen,del emri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.