Misioni i OSBE-ODHIR po mban një konferencë për shtyp për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku u vlerësua edhe roli i SPAK për krimet zgjedhore.
“SPAK luajti rol pozitiv në hetimin e korrupsionit zgjedhor, ashtu edhe mekanizmi i ri koordinues që mundësuan shkëmbim më të mirë informacioni lidhur me krimet zgjedhore. Megjithatë u pa se pati një efekt të mundshëm frenimi. Me lejoni që të siguroj se do të vazhdojmë të punojmë ngushtësiht me parlamentin dhe forcat poitike për interes të popullit shqiptar.”