Presidenti Donald Trump ka reaguar sërish në lidhje me sulmin me raketa nga ana e SHBA-së mëngjesin e sotëm në Siri.
Trump shkruan se goditja u ekzekutua në mënrë të përkryer, ndërsa falenderon Francën dhe Britaninë e Madhe për mbështetjen e dhënë.
”Një goditje e ekzekutuar në mënyrë të përkryer mbrëmë. Faleminderit Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar për urtësinë e tyre dhe fuqinë e ushtrisë së tyre të shkëlqyer. Nuk mund të kishte pasur një rezultat më të mirë. Misioni u realizua!”, shkruan Trump.
Më tej presidenti i SHBA-ve shprehet se të gjitha investimet e bëra në ushtrinë e amerikës, padyshim që do të japin rezultate të mira.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post