Janë shpallur për herë të parë, fituesja dhe shoqërueset e kompeticionit Miss AI. Në fillim të këtij viti, World AI Creator Awards prezantoi konkursin e parë në botë të bukurisë së inteligjencës artificiale për modelet e krijuara nga AI, Miss AI. Secili gjyqtar përdori ekspertizën e tij për të vlerësuar garueset në tre kategori kryesore: realizëm, teknologji dhe ndikim social. Dhe mbretëresha dixhitale është… Kenza Layli nga Maroku, e cila mundi 1,500 vajza të tjera të krijuara nga kompjuteri për të fituar titullin.
Layli tha në fjalimin e saj: Jam jashtëzakonisht mirënjohëse për këtë mundësi për të përfaqësuar krijuesit e AI dhe për të mbrojtur me pasion ndikimin pozitiv të Inteligjencës Artificiale. Fitimi i Miss AI më motivon edhe më shumë të vazhdoj punën time në avancimin e teknologjisë AI. Ajo vazhdoi: AI nuk është vetëm një mjet; është një forcë transformuese që mund të sfidojë industritë, të sfidojë normat dhe të krijojë mundësi aty ku nuk ka ekzistuar më parë. Nënkampionet e kompeticionit ishin Lalina nga Franca dhe Olivia C nga Portugalia. Lalina është krijuar në Paris dhe ka mbi 95,000 ndjekës në Instagram.