Fituesja e “Miss Bum Bum” në vitin 2016 ka paditur Cristiano Rronaldon.
Sipas “The Sun”, bëhet fjalë për bukuroshen braziliane Erika Canela.
Mësohet se Canela thotë se ka marrë mesazhe “fyese dhe ofenduese” nga Ronaldo.
E gjithë kjo situatë sipas saj ka ndodhur kur i dha fund marrëdhënies 2-mujore me yllin e futbollit.
“Nuk haja më, nuk flija më dhe nuk doja më të dilja nga shtëpia,”- deklaroi 26-vjeçarja.
Avokatët e saj do të ngrenë një çështje kundër sulmuesit të Realit dhe do të kërkojnë dëmshpërblim, pasi veprimet e tij ishin “poshtëruese” dhe kanë “ndikuar shumë në gjendjen emocionale të Erikës.
(F.M/Faxweb)