Ai ishte një alpinist rus profesionist, që ngjiste rregullisht ndërtesat e larta, prandaj është një mister se si 26-vjeçari Jevgeni Tikhonov gjeti vdekjen, i varur në çatinë e një konvikti të studentëve, mbuluar me bore.
Asgjë nuk tregon vetëvrasje, thotë policia. Ai u gjet i mbuluar nga akulli. Pamja makabre 12 metra mbi tokë është zbuluar nga një vajzë e re në Anzhero-Sudzhensk.
Duket se trupi i tij ishte varur në ndërtesë për një kohë të gjatë, por sipas mediave lokale ai vdiq vetëm dy orë para se të vihej re. Në orët e para, temperatura kishte rënë në -27 gradë gjatë natës.Tikhonov ishte një alpinist njohur dhe me përvojë, i cili kishte punuar në riparimin e shumë ndërtesave të larta, raportoi The Siberian Times. (M.Q/Faxweb)