54 duar të shkëputura nga trupi i njeriut janë zbuluar nën dëborën e shkrirë, mister ky që hutoi edhe policinë.
Gjetja tronditëse u bë në një vend popullor peshkimi dhe personat që i zbuluan rastësisht duart e prera panë makabritet nën akull, shkruan ShkodraNews.
Të gjitha, përveç njërës prej 54 duarve ishin vulosur në qese dhe policia beson se i përkasin 27 çifteve.
Policia po përpiqet të zbardhë rastin.
Zbulimi u bë pranë një lumi afër qytetit të Khabarovskit në Siberi, pranë kufirit me Kinën.
Një teori e tmerrshme është se duart u ndanë nga trupat e vdekur në një spital, pas trafikimit të organeve.
Dyshohet se pjesët e trupit dhe duart janë prerë për të parandaluar identifikimin e trupave më pas.
Një tjetër teori është se duart mund të jenë prerë si një dënim për vjedhjet, shkruan ShkodraNews.
Hetuesit rusë deri më tani nuk kanë dhënë detaje rreth hetimit të çështjes.
Vitin e kaluar, një çift kanibal u arrestua në Rusi që besohet të ketë vrarë dhe ngrënë njerëz.