16:04 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mister shkaku/ Ngjarja tragjike në Francë, vritet në stacionin e trenit 19-vjeçari shqiptar

13:18 | 21/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mister shkaku/ Ngjarja tragjike në Francë, vritet në stacionin e trenit 19-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e së dielës qytetin Clermont-Ferrand në Francë, ku një i ri shqiptar, vetëm 19 vjeç, u vra me armë zjarri në rrugë, në zonën pranë stacionit të trenit SNCF, konkretisht në Avenue Charras.

Sipas raportimeve të mediave franceze, i riu është qëlluar nga një automjet në lëvizje. Autori, ende i paidentifikuar, ka qëlluar në drejtim të viktimës dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Policia dhe shërbimet emergjente mbërritën menjëherë në vend, ku bënë përpjekje për ta reanimuar të riun, por ai u shpall i vdekur nga mjekët pak para orës 20:30.

Burime nga hetimi kanë bërë të ditur se viktima nuk rezulton të ketë pasur precedentë penalë dhe nuk ishte i njohur më parë për autoritetet franceze. Pavarësisht kësaj, vrasja ka ngritur dyshime se mund të jetë e lidhur me aktivitet kriminal, për shkak të afërsisë me një zonë të njohur për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Hetimin për ngjarjen e ka marrë në dorë Divizioni për Kriminalitet të Organizuar dhe të Specializuar (DCOS), ndërsa autoritetet janë vënë në ndjekje të autorit dhe po analizojnë kamerat e sigurisë për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të rrethanave.

Identiteti i viktimës nuk është bërë ende publik nga autoritetet franceze.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë në komunitetin shqiptar në Francë, ndërsa presioni publik për identifikimin dhe arrestimin e autorit sa vjen e rritet, duke qenë se vrasja ndodhi në një zonë shumë të frekuentuar dhe në orar të ditës me lëvizshmëri të lartë.

Pas

Ngjarja tragjike/ 17-vjeçari ua kishte rrëfyer shokëve: Vetëvrasja e adoleshentit në Gjirokastër, la pas shënime ku kërkonte falje

Para

Operacioni/ Porositi drogë nga SHBA, arrestohet 23-vjeçari! Pako u mor në postë një 19-vjeçari i kapur në flagrancë

Para
Operacioni/ Porositi drogë nga SHBA, arrestohet 23-vjeçari! Pako u mor në postë një 19-vjeçari i kapur në flagrancë

Operacioni/ Porositi drogë nga SHBA, arrestohet 23-vjeçari! Pako u mor në postë një 19-vjeçari i kapur në flagrancë

 



Të Fundit

Trump reagon pas bisedës telefonike me Xi Jinping: Shumë i ashpër, e vështirë me të

E rëndë në Lushnjë, e moshuara vdes në spital pas injeksionit në ambulancën e lagjes! Dyshohet se pësoi reaksion, Policia i kalon hetimet Prokurorisë

Turqi/ Nën hetim për korrupsion, pezullohen nga detyra pesë kryetarë bashkie të opozitës

Aksident i frikshëm në Ulëz, betonierja përfundon në humnerë

Hoxha nga Kuvendi: Zgjedhjet e 11 majit treguan se institucionet funksionuan

Të shtëna me armë në Bruksel, humb jetën një 49-vjeçar

“Na duhen 60 mijë ushtarë”, Pistorius: Rusinë ta etiketojmë si kundërshtarin tonë

Lushnjë/ Akuzohet se përdhunoi një vajzë disa muaj më parë, arrestohet 36-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Rritje e shpenzimeve të mbrojtjes, Starmer pritet të takojë shefin e NATO-s, Rutte

Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër, KAS “rrëzon” PD-në

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.