Gjendet një jaht luksoz i braktisur, 15 milje larg portit të Durrësit.
Lajmi bëhet i ditur nga burime të sigurta të Fax News.
Jahti u gjet dje gjatë orëve të pasdites, dhe u ankorua dje rreth orës 22.00 në portin e Shëngjinit.
Jahti kur u gjet ishte me motorra të ndezur, por brenda tij nuk kishte asnjë njeri. Burime bëjnë me dije se brenda jahtit janë gjetur dy pasaporta turke, po ky detaj mbetet ende i pakonfirmuar zyrtarisht.
Edhe sot jahti ndodhet i ankoruar në portin e Shengjinit, ndërsa mbetet mister se kush janë pronarët e tij, dhe rrethanat e tjera të mbërritjes së tij në brigjet e Adriatikut.
Policia e Kufirit po heton mbi numrin e shasisë së jahtit.