Është e mbuluar me mister vrasja e një drejtori të një klubi golfi dhe dy personave të tjerë në Atlanta të SHBA-së. Gene Siller, 41 vjeç, u qëllua për vdekje, por askush nuk e di pse. “Kjo nuk ka asnjë kuptim”, tha Brian Katrek, një anëtar i klubit golfit të viktimës.
Autoritetet policore në SHBA raportuan të shtëna të shtunën dhe gjetën Siller, të qëlluar me plumb në kokë në një prej vrimave në fushën e golfit. Disa metra më tutje, policët gjetën trupat e dy personave të tjerë në një kamionçinë.
Sipas dëshmive, kamionçina është futur në fushë dhe kur Siller ka shkuar për të parë se çfarë ka ndodhur është qëlluar për vdekje. I vdekur ka ngelur edhe pronari i mjetit, Paul Pierson dhe viktima e tretë që mbetet ende i paidentifikuar.
Policia është vënë në kërkim të autorit dhe ka kërkuar pamjet e kamerave të sigurisë të banorëve në zonë. 150 persona kanë humbur jetën më 4 Korrik në SHBA nga vrasjet me armë zjarri. 400 të shtëna janë raportuar në të gjitha shtetet.
(E.H/Faxweb.al)