Kandidati për deutet i Partisë Demokratike në Elbasan, Luçiano Boçi, ka sqaruar përmes një konference për mediat pamjet e qarkulluara në rrjet mbi konfrontimin fizik mes tij dhe biznesmenit Gjergj Luca.
Akuzën për vjedhjen e telefonit nga ana e biznesmenit Luca, Boçi e quan një alibi për të fshehur krimin, pas siç shihet dhe në pamje telefoni rezulton të jetë I tij.
Videon e bërë publike masivisht nga eksponent të mazhorancës Boçi e cilëson të montuar pasi është prerë momenti I agresionit të Gjergj Lucës ndaj tij.
“Në video shihet një telefon i imi, i cili gjatë përleshjes fizike ka rënë përtokë dhe unë e kam rimarrë atë duke ma dhënë personi i cili ishte më afër. Njeriu me të cilin isha duke bisduar kur u sulmova nga Lluca u përkul në tokë e mori dhe ma dha. Prej kësaj Gjergj Luca ka ngritur alibinë e vjedhjes së telefonit për të fshehur agresionin e tij.
Videos i mungon momenti i parë dhe kryesor, agresioni i Gjergj Lucës kundër deputetit Luçiano Boçi. Videoja është e manipuluar. Gjergj Luca nuk flet dhe vepron vetëm. Ai është thjesht një zgjatim kriminal i mazhorancës. Sa i takon kësaj ccështje në një depozitojmë sot një ankesë sot në ILD, Metani të verifokojë nëse prokuoria e Elbasanit e ka marrë videon e plotë për të hetuar”, tha Luçiano Boçi.
Discussion about this post