22:37 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

MISTERI i vrasjes në Dibër, kush ishin dy personat që çuan trupin e pajetë në spital? Telefoni i viktimës shpresa e Policisë

09:53 | 22/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aksidentohen katër makina tek Unaza e Re, disa të plagosur (FOTO)

Pas vrasjes së një 42-vjeçari  në Dibër dhe dërgimit të tij pajetë në spitalin e qytetit, Policia tregon detajet e fundit në lidhje me hetimet.

Ngjarja padyshim që mbetet mjaft e rëndë dhe dy personat që e kanë çuar në spital dhe më pas janë larguar, mbeten pika kyçe e hetimeve.

Nga ajo që mesohet nga eksperti mjeko-ligjor që këqyri trupin e viktimës, është se vdekja i ka ardhur nga një plumb në kraharor.

Po ashtu policia ka sekuestruar telefonin e viktimës aty ku shpreson të gjejë ndonjë gjurmë, që të çojnë tek motivet e vrasjes së tij, apo autorët e mundshëm.

Grupi hetimor ka nisur sakaq edhe shoqërimin e personave me të cilët dyshohet të jetë shoqëruar dibrani gjatë orëve të mbrëmjes.

Kujtojmë se ai u dërgua sot rreth orës 03.30 të mëngjesit në urgjencën e Spitalit Rajonal pa shenja jete, ndërkohë që policia nuk e ka ende të qartë nëse bëhet fjalë për vrasje, apo për një ngjarje aksidentale.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Me datë 22.09.2017, rreth orës 03.30 të mëngjesit në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka ardhur një telefonatë nga urgjenca e Spitalit Rajonal se ka ardhur i vrarë me armë zjarri shtetasi Alban (Gëzim) Kaloshi, 42 vjeç, banues në fshatin Blliçe, Bashkia Dibër.

Menjëherë ka shkuar Grupi hetimor ku ka rezultuar se:

Dy persona ende të pa identifikuar nga Policia kanë çuar në urgjencën e spitalit pa shenja jete shtetasin A.K, dhe janë larguar pa u identifikuar në urgjencën e spitalit.

Nga kqyrja paraprake e bërë nga eksperti mjeko ligjor rezulton që viktima të jetë goditur me një plumb në kraharor. Janë ende të pa qarta rrethanat e ngjarjes, kemi të bejmë me vrasje apo ngjarje aksidentale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes. Janë shoqëruar disa persona që kanë qenë të shoqëruar me viktimën në orë te ndryshme të mbrëmjes së djeshme. Po bëhet kqyrja e telefonit të viktimës

Si dhe po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave që kanë çuar në spital viktimën.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: diberpoliciapolicia po heton
Pas

Ku ka “humbur” Ben Blushi?! Ç’po ndodh me mikun e dikurshëm të Edi Ramës

Para

Çfarë ka Ngjela që çdo ditë e më shumë shpërthen ndaj Ramës?

Para
Ngjelës i sos durimi me Ramën: A ka kryeministër normal ky vend, apo ka vënë si kryeministër një nomad

Çfarë ka Ngjela që çdo ditë e më shumë shpërthen ndaj Ramës?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.