Mithat Havari, ish-drejtues në Policinë e Shtetit i ka kujtuar sot kryeministrit Rama një premtim të pambajtur këto e 5 vite më parë.
Ai shkruan se para 5-vitesh Rama i kishte thënë se ndriçimi i rrugës për në aeroportin e Rinasit ishte në remont dhe se shumë shpejt rruga do të ishte në gjendje normale.
Mirëpo sot situata paraqitet po njësoj dhe çdokush që zbret në Rinas përballet me errësirën.
REAGIMI I HAVARIT:
Per kryeministrin !.
Para 5 vjetesh te shkruajta se rruga drejt aeroportit te Rinasit eshte pa ndriçim dhe sigurisht nuk ishte gje e mire jo vetem per ne taksapaguesit e ketij vendi qe duam ta kemi Shqiperin si gjithe Europa , por dhe te huajt kur zbresin nga avionet e futen drejt kryeqytetit perballen me nje impakt aspak mikprites dhe te qyteteruar , i vetmi aeroport i Albania pa ndriçim , besoj dhe ne Kandahar ku shpesh ti ironizon duhet te jete i ndriçuar .
Per çudin time me ktheve pergjigje ne çast duke me sqaruar se ndriçimi ishte ne remont .Te falenderova per kujdesin e treguar .
Para tre ditesh isha ne Rinas per te pritur vajzen time , ajo punon per komisionin Europian e pavarur nga qeveria Shqiptare. Atje ndodhet thjesht per aftesit e saj profesionale dhe jo nga tarafet alla Shqiptarçe .
Sapo dolem nga aeroporti e morem rrugen drejt Tiranes, vajzes i ra ne sy erresira totale e segmentit rrugor te aeroportit, ose tek tuk ndonje ndriçim si puna e cave me dhembet e gojes qe i kane nje po nje jo, pa dashur ta fyej kete pjese, mbase nuk kane dhe lek te zeste te rregullojne shendetin oral.
Ime bije me pyeti e zemeruar , si ka mundesi babi kane 5 vjet ne pushtet dhe nuk jane aq te zot sa te mos ndriçojne dot 3 km rruge ?.
E sqarova , vajzen se ja kam shprehur shqetesimin si qytetar kryeministrit pese vjet me pare dhe u justifikua se ishin ne rimont e siper , por realiteti i hidhur e nxjerr zbuluar, rruga e aeroportit te vetem nderkombetar ne Shqypni eshte ne erresire te plote dhe ky eshte nje turp .
Nuk mund te justifikohen per asnje rrethane vazhdoi ime bije , ketu duhet vetem nje investim i vogel serioz qe ky segment i vogel rruge te ndriçohet e te futet ne sistem , ku automatikisht takohet ne mbremje dhe stakohet ne mengjez ashtu sikunder veprohet dhe ne Europe ku ne aspirojme te shkojme .
Kjo nuk realizohet thjesht per mungese serioziteti te kesaj qeverrie , apo institucioni qe e ka per detyre .
Ndaj miku im , merre situaten ne dore thirre ate Gjiknurin e jepi urdher , qe brenda muajit te kete perfunduar ndriçimi i rruges se aeroportit te Rinasit “Nene Tereza”, sakrifiko dhe fondin e nevojshem financiar dhe mbylle perfundimisht kete histori jo te hijshme per kete shtet .
Te siguroj se kjo nuk eshte pergjegjesi e opozites apo e medias kazan sikunder i etiketon shpesh .
Pergjegjesit ne radhe te pare gjithkush duhet ti shoh te vetja, pastaj tek te tjeret , ky parim themelor vlen per njeriun e thjeshte , deri te kryeministri , ne rastin konkret ju .
Shpresoj ne mirkuptimin tuaj zoti kryeminister !.
Sinqerisht miku juaj Mit’hat Havari !.
(E.K/FAXWEB)