I ftuar në Fax Neës, ish-drejtuesi i policisë Mithat Havari ka deklaruar se nëse qeveria e ka seriozisht luftën kundër krimit duhet të përzgjedhë drejtuesin e policisë bazuar nga aftësia dhe jo drejtuesin ta përcaktojë politika.
Ai në lidhje me shkarkimin e Çakos ka thënë se nuk kemi të bëjmë me tradhëti por kur në post vjen një ministër ndërron dhe drejtuesin e policisë.
Havari tregoi edhe eksperiencën e tij kur drejtonte komisariatin e Përmetit kishte ndalur mbjelljen e kanabisit duke kundërshtuar lëvizjen drejt një posti tjetër.
Mithat Havari duke iu referuar çështjes Tahiri dhe pëergjimeve të reja, tha se e quan një çështje të mbyllur, por veprimet e Tahirit i quajti fëmijërore, dhe bëri me faj kryeministrin Rama që emëroi ministër të Brendshëm Saimir Tahirin.
Havari, i pyetur për kapjen e “peshqve të mëdhenj”, ka deklaruar se nëse merret seriozisht vettingu është shumë e thjeshtë që të korruptuarit të largohen dhe të penalizohen. Duke iu referuar vetes Havari tha se ka një jetë që punon dhe mezi mbyll muajin, ndërsa ka njerëz që kanë nga 3-4 shtëpi, ndërkohë që të ardhurat e tyre nuk e justifikojnë diçka të tillë. (B.H/Faxweb)